Dule dhe Idrizi: Të shpëtojmë procesin, Nano është zgjidhja optimale

Vangjel Dule / Foto arkiv
Menjëherë pas tërheqjes së Artan Hoxhës nga kandidimi, kreu i PBDNJ-së dhe ai i PDIU-së kanë kërkuar kandidimin e Fatos Nanos. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e ka cilësuar procesin e përzgjedhjes së presidentit si fals.
Procesi i zgjedhjes së presidentit po kthehet një proces fals dhe tregon dështimin e klasës politike. Deputetët duhet tu pëgjigjen sfidave në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Mazhoranca e dëshmoi se nuk mund të zgjedhë presidentin e Republikës me shumicë të thjeshtë. I drejtohem liderit të opozitës, Edi Rama, se në momente të tilla, opozita nuk mund ti shmanget rolit të saj. Është edhe kërkesë e shoqërisë, të ofrojë alternativën e vet. Tani është momenti të shpëtojmë procesin, të shpëtojmë atë që ka mbetur. Të propozohet Nano, i cili do të ishte zgjidhja optimale shtoi Dule.
Në të njëjtën linjë ka mbetur edhe kreu I PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai ka theksuar se Partia Socialiste duhet të kandidojë, ish-liderin e saj, Fatos Nano. / G.N.