E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule e Bollano ankohen ne Athine per censusin

Takim me ministrin e Jashtem Dimas. Pritet qendrim zyrtar i qeverise

Perfaqesuesit e minoritetit grek ne Shqiperi percjellin shqetesimin e tyre mbi censusin e vitit 2011. Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe ai i organizates politike Omonia Vasil Bollano kane zhvilluar dje nje takim ne Athine me ministrin e Jashtem te Greqise Stavros Dimas. Takimi eshte bere i njohur zyrtarisht ne faqen e Ministrise se Jashtme helene dhe ben me dije keshtu perpjekjet e perfaqesuesve te minoritetit per mbrojtjen e interesave te tyre politike. Edhe pse jo zyrtarisht behet e ditur se teme e bisedes ka qene pikerisht censusi i popullsise i zhvilluar se fundmi ne Shqiperi dhe i cili eshte kundershtuar nga pakicat te cilat kane deklaruar se nuk do e njohin rezultatin e tij. Nisur nga fakti se qeveria shqiptare e cila eshte organizuese dhe pergjegjese e procesit ka nisur publikimin e te dhenave perfaqesuesit e minoritetit grek ne Shqiperi duket se nuk kane gjetur rruge tjeter per te percjelle shqetesimet e tyre pervecse ate te ankimit ne shtetin ame Greqi. Aktualisht Athina zyrtare eshte vetem duke pritur informacione rreth procesit por nuk ka formuluar ende nje qendrim zyrtar rreth tij. Ne kete kuader takimi i Dules dhe Bollanos me Dimas ka nje rendesi jo te vogel nese prej tij perfaqesuesit e minoritetit kane mundur te marrin koncesionin e nje aksioni diplomatik te Athines zyrtare. Nese nje deklarim nga kjo e fundit mbi censusin do te behet realitet ai me siguri do te aktualizoje nje ulje te re te profilit publik te marredhenieve mes dy vendeve qe jane tanime ne nje moment pezulltie. Keshtu vizita e fundit e nje zyrtari grek ne Tirane eshte ajo e ish-ministrit te Jashtem Lambrinidis i cili vizitoi pas zgjedhjeve te 8 majit 2011 vendin tone se bashku me homologun e tij italian Franco Frattini ne kuader te nje misioni diplomatik europian. Pertej ketij kontakti direkt asgje nuk figuron ne listen e komunikimit diplomatik mes dy vendeve te pakten ne nivelet e larta. Per tu rikthyer te censusi refuzimi nga ana e perfaqesuesve te minoritetit vjen si te thuash apriori ne raport me shifrat zyrtare per arsye se deri me tani qeveria dhe Instituti i Statistikave nuk ka publikuar rezultatet e procesit sa i perket etnise dhe fese. Keto te dhena pritet te behen te njohura pas disa muajsh ndonese procesi ne vetvete ne praktike eshte permbyllur. Ky qendrim ka zgjuar dyshimet e para mbi mundesine e manipulimit dhe perdorimit te shifrave ne funksion te ruajtjes se raporteve te tanishme te popullsise. Nje problem qe gjithsesi mund te jete i pritshem eshte ai i raporteve te pakicave me shumicen shqiptare nisur nga fakti se sipas censusit ne Shqiperi aktualisht banojne rreth 2.8 milione banore pra me pak sesa shifra e regjistrimit te vitit 1989.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›