PDIU Podgorica te lejoje flamurin kuq e zi
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet shprehu dje shqetesim per sa i perket perkeqesimit te situates se perfaqesimit te shqiptareve ne Malin e Zi. Sekretari per Marredheniet me Publikun ne PDIU Ardit Bido deklaroi se projekt-ligji i ri i hartuar nga Komisioni per Rendin dhe Qetesine Publike ne Parlamentin e Malit te Zi parashikon heqjen e flamurit shqiptar nga perdorimi si dhe vendosjen e gjobes prej 1 mije eurosh nese perdoret ky flamur pa lejen perkatese. PDIU eshte e bindur qe ky projekt-ligj demton rende pakicen shqiptare ne Malin e Zi dhe perben nje shkelje flagrante te standardeve europiane te te drejtave te minoriteteve prandaj ngre zerin qe ky ligj mos te kaloje dhe kerkon qe Republika e Malit te Zi te deshmoje respekt per te drejtat legjitime te banoreve shqiptare - deklaroi Bido ne fjalen e tij. Sipas PDIU-se ky nuk eshte rast i izoluar i shkeljes se te drejtave por eshte nje nisme ne vazhden e veprimeve te marra kohet e fundit nga kjo qeveri. Ne kete kuader PDIU permendi edhe ligjin e ri zgjedhor i cili ka eliminuar te drejten e shqiptareve per te pasur pese deputet ne Parlamentin malazez. Po keshtu ligji i ri hapesinor i Malit te Zi demton te drejten e pronesise se shqiptareve te Plaves dhe Gucise duke krijuar nje park kombetar me to. Nisur nga keto PDIU kerkon qe qeveria shqiptare dhe faktori nderkombetare te nderhyjne per te vezhguar me nga afer gjendjen e shqiptareve ne Malin e Zi.