Lutaj Emerimet ne polici nepotike dhe me njerez te paafte
Deputeti i PS-se Pirro Lutaj anetar i Komisionit Parlamentar te Sigurise shprehet se qeveria Berisha po kryen emerime nepotike dhe me police te paafte dhe te paarsimuar. Sipas tij kjo ka cuar dhe ne mos zbulueshmerine e krimit ne vend. Ndersa per ndryshimin e varesise se DSIK-se deputeti i opozites thekson se mesa duket keto probleme shume te rendesishme Kryeministri Berisha nuk do qe ti beje me objekt diskutimesh ne Keshillin e Ministrave por do ti diskutoje vetem me pjesetare te oborrit te tij.
Z. Lutaj prej kohesh opozita ka pasur pretendimet e saj per situaten e rendit dhe te sigurise ne vend. Ju si opozite ne Komisionin Parlamentar te Sigurise keni zhvilluar disa seanca per ceshtjet rendit e sigurise. A mendoni se aktualisht po merren masa per forcimin e luftes ndaj krimit vecanerisht ndaj atij te organizuar
Komisioni per Sigurine Kombetare ne vitin 2011 ka thirrur ne raport ministrin e Brendshem ne tre ose kater raste ku jane paraqitur shqetesimet qe lidhen me sigurine e jetes se qytetareve me moszbulimin e autoreve te ngjarjeve te renda si vrasja e deputetit te zgjedhurit vendor gjyqtarit apo ish-punonjesit te SHISH. E kemi vene theksin ne paaftesine e strukturave drejtuese te policise dhe inekzistencen e forces zbuluese te tyre si baza kryesore per te hedhur drite mbi keto ngjarje qe kane tronditur te gjithe opinion publik ne Shqiperi. Para disa ditesh Nishani i Ministrise se Brendshme u shpreh se zbulueshmeria e vrasjeve per vitin 2011 u rrit ne nivelin 84. Strukturat e shtetit qe u angazhua me 21 janar padyshim kane permbushur misionin e tyre Policia e Shtetit eshte e gatshme per ti ardhur ne ndihme Prokurorise per zbardhjen e plote te ceshtjes per vrasjen e gjyqtarit te Vlores Konomi. E kam thene edhe diku tjeter qe jo si deputet e anetar i Komisionit te Sigurise por si qytetar i ketij vendi nuk do te doja kurrsesi ti kisha pare degjuar e lexuar keto prononcime te Bujar Nishanit pasi ato jane cinike jo realiste dhe mjaft provokative. Kjo qe po them nuk ka te beje fare me emrin e ministrit te Brendshem por me funksionin e ministrit te Brendshem te vendit tim. E konsideroj cinik deklarimin e ministrit teksa shprehet se ...strukturat e shtetit qe u angazhuan ne mbrojtjen e rendit publik dhe sigurise publike me 21 janar padyshim kane permbushur misionin e tyre sepse efektiva te ketyre strukturave kane vrare kater qytetare te pafajshem dhe i kane marre ne mbrojtje vrasesit duke i shmangur nga perballja me drejtesine me gjithfare absurditetesh
E konsideroj provokativ deklarimin e ministrit teksa shprehet se eshte rritur niveli i zbulueshmerise se krimit te vrasjes ne masen 84 per qind ne nje kohe qe asnje autor i veprave te renda te vjetra apo te reja si vrasja e deputetit ne Fier vrasja e kryekomunarit ne Kukes vrasja e gjyqtarit ne Vlore vrasja e oficerit te SHISH ne Durres etj. etj. nuk kane asnje drite shprese per tu zbardhur E konsideroj jorealist dhe aspak profesional deklarimin e ministrit teksa shprehet se ...Policia e Shtetit eshte e gatshme per te ofruar te gjitha kapacitetet e saj profesionale per ti ardhur ne ndihme Prokurorise per zbardhjen e plote te ceshtjes per vrasjen e gjyqtarit te Vlores Konomi ku deri me sot ende nuk eshte percaktuar asnje piste e mundshme edhe pse vete policia ne prononcimet e ndryshme qe ka bere e ka perjashtuar ate per shkak te detyres Per keto arsye dhe shume te tjera ministri i Brendshem qe ne momentet e para te vitit te ri nuk duhet te fliste kurrsesi per mrekullite qe kishin bere ketu perfshij edhe plotesimin e misionit te tyre me 21 janar duke vrare kater qytetare te pafajshem protestues paqesore ne mes te bulevardit te Tiranes pasi minimalisht mendova se do ti kujtohej per momentin shprehja proverbiale e shqiptareve se ne shtepine e te varurit nuk kujtohet litari.
Si i shihni vendimet e Ministrise se Brendshme per te bere ndryshme ne strukturat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise Ndersa ditet e fundit po kryhet dhe nje riorganizim ne Policine e Tiranes ku ka qarkullim njerezish ne emerime. Sa efikase do te jene keto ndryshime dhe a mendoni se jane te motivuara
Edhe problemi i strukturave dhe emerimeve nepotike ne Ministrine e Brendshme ka qene objekt i diskutimeve tona ne komision por edhe ne keto raste ministri i Brendshem nuk eshte cliruar dot nga formalizmi dhe demagogjia per te raportuar perpara kamerave se gjithcka ne Polici dhe Ministrine e Brendshme shkon perfekt.
E rendesishme eshte te kuptojme se ne kemi kerkuar dhe do te kerkojme ne vazhdimesi zbatimin e normave dhe ligjeve per funksionimin e Policise se Shtetit dhe te strukturave te tjera te Sigurise Kombetare. Nese do tu referohemi fakteve te paraqitura neper media te ndryshme perfshij edhe gazeten tuaj rezulton se Kryeministri e ka mbushur Policine e Shtetit me lidhje nepotike te tij me militante te pa arsimuar dhe te paafte.
Z. Lutaj nje nga vendimet e fundit te qeverise eshte ndryshimi i varesise se DSIK-se. Drafti i ndryshuar pritet te vije se shpejti ne Kuvend per shqyrtim. mendim keni ju per kete nisme ku drejtoria e informacionit te klasifikuar kalon tashme ne varesi te plote te Kryeministrit
Megjithese informacionin per kete ceshtje e kemi te kufizuar ne e konsiderojme vendimin e fundit te qeverise nje perpjekje te Kryeministrit per te mbajtur ne kontroll vetjak te gjitha institucionet e ketij shteti. Vini re qe ne te njejten dite Kryeministri ka hequr nga vartesia e Keshillit te Ministrave gjithsesi organ kolegjial dhe ka kaluar ne vartesi te tij personale Drejtorine e DSIK ate te Prokurimeve Publike dhe INSTAT. shte e thjeshte te kuptohet se Kryeministri nuk ka me besim as te ministrat e tij prandaj i shmang ata. Mesa duket keto probleme shume te rendesishme Kryeministri Berisha nuk do qe ti beje me objekt diskutimesh ne Keshillin e Ministrave por do ti diskutoje vetem me pjesetare te oborrit te tij.