E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier te djathtet minorance ne keshill

Gjykata e rrethit e cileson te paligjshme rikostituimin e Komunes se Topojes

Proceset gjyqesore te nisura per konfliktin e Qarkut te Fierit mes te djathteve dhe te majteve duket se vazhdojne ta mbajne te bllokuar kete institucion. Pas rrezimit nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Lushnje e rikonstituimeve te dy komunave ne Rrethin e Lushnjes edhe Gjykata e Fierit ka cilesuar dje si te paligjshem rikonstituimin e Keshillit te Komunes se Topojes. Tashme pas rrezimit te ketyre rikonstituimeve dhe pezullimit te anetareve qe perfaqesojne gjashte njesi vendore ne keshillin e qarkut e djathta ka humbur nente keshilltare duke u rikthyer ne minorance. Ky fakt ka sjelle per pasoje pamundesine e te djathteve te mbledhin keshillin e qarkut per te marre vendime. I zgjedhuri prej te majteve Vangjel Ndreka mbetet ende pa pagese dhe pa vulen e kryetarit edhe pse institucione shteterore e kane njohur si te tille. Ne keto kushte keshilli i qarkut mbetet i bllokuar dhe nuk dihet se cilet do te jene keshilltaret e ligjshem nga 96 qe duhet te jene gjithsej pasi pritet edhe perfundimi i proceseve gjyqesore ne Gjykaten e Apelit te Vlores e cila do te vendose nese rikonstituimet e kryera prej te djathteve jane ose jo te ligjshme. Pak dite me pare Gjykata e Shkalles se Pare ne Lushnje ka rrezuar rikonstituimin e bere nga te djathtet ne Komunen e Grabianit te ketij rrethi. shte shfuqizuar i zgjedhuri prej te djathteve per tu perfaqesuar ne qark Sait Ibrahimi duke bere qe ta rifitoje kete status socialistja Miranda Meta. Gjykata e Lushnjes i ka dhene te drejte paditesve per rrezimin e rikonstituimit te kryer nga demokratet ne Keshillin e Komunes Krutje duke rikthyer si keshilltar per tu perfaqesuar ne qark socialistin Stavri Qosja. Me date 17 janar pritet te vendoset per rikonstituimin e Keshillit te Bashkise se Fierit me 19 shtator te vitit te kaluar ku te djathtet vendosen te rrezojne kryetaren e zgjedhur prej socialisteve Donika Jorgaqi dhe zgjodhen Vasil Ndreken.

Proceset gjyqesore po mbajne peng edhe funksionimet e administrative te bashkive dhe komunave ne fjale per shkak te mosmiratimeve te buxheteve. Mbetet i pazgjidhur se kush do te jete keshilli i ligjshem i bashkive Fier Patos Divjake dhe te komunave Dermenas Mbrostar-Ura dhe Bubullime ku rikonstituimi i kesaj te fundit ndryshe nga te tjerat solli ne krye nje te majte. Nderkohe qe te djathtet dhe te majtet vazhdojne betejat e tyre politike dhe gjyqesore per zoterimin e Qarkut te Fierit ne kete institucion vazhdojne te ushtrojne detyren dy kryetare secili sipas menyres se tij. I zgjedhuri prej te majteve si kryetar i keshillit te qarkut me date 21 shtator te vitit te kaluar Vangjel Ndreka qendron ne zyren e kryetarit te qarkut kurse i zgjedhuri prej te djathteve Artur Shehu qendron ne zyren e nenkryetarit dhe zoteron vulen e kryetarit te Keshillit te Qarkut te Fieri te cilen ia ka dorezuar prefekti Bujar Hasa. Rikonstituimet e keshillave te disa bashkive dhe komunave te Qarkut te Fierit te kryera prej te djathteve u bene per sigurimin e shumices se keshilltareve te qarkut duke mundesuar me pas mbledhjen e 16 nentorit ku u zgjodh si kryetar Artur Shehu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›