E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule e Bollano sot në Athinë, takim me ministrin e Jashtëm

TIRANE- Vangjel Dule dhe Vasil Bollano pritet të vizitojnë ditën e sotme Athinën, ku ndër të tjera kanë planifikuar një takim me ministrin e Jashtëm Grek Stavros Dimas. Këtë fakt e bën të ditur vetë Ministria e Jashtme Greke, e cila njofton se Ministri Dimas, ditën e sotme pritet të takohet me dy prej drejtuesve të minoritetit grek në Shqipëri.

Nuk bëhen të ditura detajet që pritet të diskutohen në këtë takim, por besohet se vend kryesor do të zënë diskutimet me procesin e Censusit, marrëveshjen e kufijve detarë si dhe respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Vizita e Dules dhe e Bollanos në Athinë vjen vetëm pak ditë vizitës së kryetarit të MEGA-s Kristaq Kiço në këtë shtet.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›