Moti i keq, temperatura në ulëta dhe ngrica në gjithë vendin
TIRANË- Gjithë vendi është mbërthyer nga temperaturat e ulëta, ndërsa problem mbetet akulli dhe ngrica.
Situata është më problematike në veri të vendit, ku në Dibër Kalaja e Dodës dhe Lura mbeten të bllokuara, ndërsa ka vështirësi komunikimi me zona si Sllovë, Selishtë, etj.
Probleme të theksuara me ngricat ka në komunën Macukull dhe në Xibër, ku shtresa e akullit arrin deri në 15 cm. Në Kukës mbeten të bllokuara komunat Zapod, Arrën, Grykë-Çaj, si dhe disa fshatra të komunave Shishtavec dhe Bushtricë.
Ndërkaq në Pukë me rrezikshmëri të lartë paraqitet situata në aksin Qaf Mali-Kukës, ndërsa ka prezencë të madhe akulli në të gjithë gjatësinë e rrugës Qaf Mali- Shllak, ndërsa nuk ka asnjë punonjës në rrugë për hedhjen e kripës e skories.
(el.me/news24/BalkanWeb)