E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i Evropes se Bashkuar

Nga Dr. Jorgji Kote

Vec te tjerash, zgjedhjet e Parlamentit Evropian te 7 Qershorit, ku marrin pjese 160 parti politike per te zgjedhur 785 Eurodeputete drejtpersedrejti nga elektoratet e 27 vendeve anetare te BE-se me 400 milion zgjedhes na bejne qe te reflektojme serish mbi projektin madhor te Bashkimit Evropian. Edhe ka vetem pse 51 vjet qe ka filluar realizimin e tij, ky projekt eshte ideuar shekuj me pare. Sic do te shihet edhe me poshte, evropianistet e medhenj, Monet dhe Shuman, me teper "kopjuan" projektet e baballareve te tyre; por, vec fatit dhe momentit te favorshem te pasluftes, ata paten edhe vizionin, guximin dhe aftesine qe ate vizion gjenial shekullor, ta kthenin me sukses ne nje realitet vibrant dhe dinamik.

Charlemagna - Evropianisti i Pare

Jo rastesisht, njera nga godinat kryesore te BE-se ne Bruksel, mban emrin e Perandorit te madh te Orientit, Charlemagne. Ishte ai qe edhe pse per fare pak kohe realizoi i pari nje lloj Minifederate evropiane. Paskesaj, gjurmet e ullnetit pro - evropian te shpien ne Francen e vitit 1310, kur Pierre Duboi propozi pa rezultat krijimin e Republikes se Krishtere Evropiane, madje dhe nje Gjykate Nderkombetare. Ne vitin 1620, Duka i Sillit perfytyronte nje " trup politik te te gjithe shteteve te Evropes qe do te jetonin ne paqe te perhershme dhe tregti te qendrueshme". Ne Shekullin e XIX, Bonaparti eksportoi mes gjemimit te topave modelin francez te te drejtave te njeriut dhe humanizmit. Ne vitin 1805 ai deklaroi se kishte vetem nje Ligj - ligji i tij, qe do te sundonte Evropen.

Lamartin dhe Hygo

Eshte interesant te pohohet se ideja e Evropes se Bashkuar me vone u shoqerua edhe me projektin per krijimin e Parlamentit Evropian. Ishte Konti Henry de Saint Sime, i cili hartoi projektin e tij, ku propozonte nje Konfederate Evropiane me Parlamentin e saj ia dergoi Kongresit te Vjenes te vitit 1815. Mirepo, fuqite e medha e hodhen ne kosh ate projekt, pasi ata donin thjesht dhe vetem rikthimin e pozitave te tyre te meparshme dominuese ne Evrope. Gjithsesi, dy prej ideatoreve me te medhenj evropianiste jane ish- Ministri i Jashtem Francez Lamartine dhe shkrimtari i madh, Viktor Hygo. Me 1848, Lamartini publikoi "Manifestin e Evropes", ndersa Hygoi me 1949 kerkoi krijimin e Shteteve te Bashkuara te Evropes ( SHBE). Ne vitin 1865 u krijua Unioni Monetar Latin mes Frances, Italise, Zvicres, Belgjikes dhe Greqise. Por dhe ai deshtoi pasi u kundershtua nga Gjermania, ku po behej gati te vinte ne pushtet " Kancelari i Hekurt" Bismark, qe synonte te ribashkonte Gjermanine dhe Evropen " me zjarr dhe me hekur". Serish ne vitin 1867, Hygoi ben profecine e tij legjendare kur shkruan se " Ne shekullin e XX do te kete nje komb te jashtezakonshem, te ditur, te pasur, te fuqishem, paqesor, miqesor dhe humanitar" qe do te quhet Evrope!! Nga viti 1869 - 1939 ai botoi dhe revisten me emrin "SHBE". Endren evropiane e coi me tej me 1923 Konti austriak Richard Condenshover Kalergi, i cili lancoi idene e Konfederates Panevropiane te SHBE-ve; kete ide e mbeshteti Ish - Ministri i Jashtem francez Aristide Briande ( 1862 - 1932) duke pranuar te behej dhe President Nderi i Komitetit drejtues. Por dhe ky projekt u hodh poshte ne vitin 1932, kur kur ne horizontin politik te kohes ishte shfaqur dhe konturuar qarte nazizmi.

Histori suksesi

Lufta e II Boterore me efektet e saj shkaterrimtare, me humbjet e pallogaritshme dhe armiqesite tradicionale, etj e nxorren serish ne rend te dites domosdoshmerine e nje paqeje te qendrueshme nepermjet partneritetit, miqesise dhe hapjes se kufijve. Pas krijimit te OECD-se dhe te Keshillit te Evropes 5 Maj 1948, u hodh ideja e Asamblese Evropiane. Me ne fund, me 9 Maji 1950, evropianisti i madh Schuman me sugjerimin e Monese propozoi nga Salon d'Horloge krijimin e Evropes se Bashkuar. Pas kesaj gjithcka eshte histori e njohur suksesi, mes kapercimit te sfidave te panumurta. Lindi si garant i madh dhe perfaqesues direkt i popujve te vendeve antare edhe Parlamenti Evropian, ose Evroparlamenti. Per ta bere edhe me te besueshem, plot 30 vjet me pare, ne Qershor 1979, u organizuan zgjedhjet e para te drejtperdrejta dhe prej asaj kohe deputetet e ketij institucioni prestigjioz njihen si Eurodeputete. Krahas Keshillit, si perfaqesues i shteteve dhe Komisionit si i vetmi organ supranacional, ai perben trinomin drejtues dhe perfaqesues te Bashkimit Evropian, me nje theks ne rritje te rolit dhe kompetencave te tij.

Shqiperia ne Europarlament

Dihet tashme pesha e ndihmes dhe mbeshtetjes se vazhdueshme qe Parlamenti Evropian bashke me institucionet e tjera Euro - Atlantike i ka dhene demokracise ne Shqiperi dhe Kosoves ne rrugen e saj te lirise e te pavaresise. Zgjedhjet e tanishme te Europarlamentit e gjejne Shqiperine si anetare te NATOs dhe aplikante te merituar te BE-se. Behet dhe ajo pjese e kesaj historie te suksesshme por te merituar, si per prejardhjen dhe popullsine e saj me vokacion te mirenjohur Euro - Atlantik, ashtu dhe per sfidat e kapercyera dhe deshmite e shumta qe ka dhene e po jep ne keto vite te demokracise. Shqiperia ka vendin e vet te merituar ne parlamentet e NATOS, OSBE-se, Keshillit te Evropes, etj. Ende jo vetem ne Parlamentin Evropian. Por edhe shenjat e ketij anetaresimi tashme duken qarte. Jo thjesht dhe vetem se ne keto zgjedhje gjen dhe kandidate me origjine shqiptare te integruar ne vendet e tjera partnere. Por kryesorja, sepse nisur nga zhvillimet me te fundit inkurajuese ne drejtim te integrimit ne BE, duket se edhe dita kur vete Shqiperia do te votoje drejtpersedrejti per Eurodeputetet e saj eshte shume e afert. Ndoshta ne zgjedhjet e ardhshme te Europarlamentit te vitit 2014?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›