E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Po ndjekim me vemendje procesin zgjedhor

Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim Nensekretarin e Mbrojtjes te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, James Clapper. Berisha e ka njohur Nensekretarin Clapper me pergatitjet qe po ben qeveria per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, duke permendur dixhitalizimin e regjistrit te gjendjes civile, dixhitalizimin e listave te votuesve, pasaportat biometrike dhe leternjoftimet elektronike. Nga ana e tij, Nensekretari Clapper theksoi se SHBA-te po e ndjekin me vemendje procesin zgjedhor ne Shqiperi dhe shprehu bindjen se ato do te jene te lira dhe te ndershme.

Duke folur per situaten si dhe bashkepunimin midis dy vendeve ne Afganistan, Berisha njoftoi z. Clapper mbi vendimin qe ka marre qeveria shqiptare per dergimin se shpejti ne Afganistan edhe te nje kompanie ushtarake, 20 mjekeve dhe infermiereve, si dhe financimin e ndertimit te disa shkollave. Kryeministri po ashtu shprehu gatishmerine e qeverise per te pranuar studente afgane ne universitetet shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›