Jam ai që kërkoni, a mund ta marr shpërblimin tani?

Muhamed Ashan
Nëse Osama bin Laden do të mbahet mend si terroristi më i rrezikshëm në histori, Mohammad Ashan do të kujtohet si më budallai.
Ashan, një luftëtar taleban në lindje të Afganistanit, ka shkuar në një nga stacionet e policisë afgane, dhe duke treguar me gisht posterin ku shfaqej fytyra e tij, ka kërkuar shpërblimin prej 100 dollarësh që ofrohej në të.
Veprimi i Ashan, në kërkim për disa atentate ndaj forcave të sigurisë afgane, e ka lënë pa mend specialistin amerikan Matthew Baker.
E pyetëm: Ku je ti?, – i ka thënë Baker gazetës Washington Post, – dhe me një entuziazëm të paparë na u përgjigj: Po, po, unë jam. A mund të ma jepni shpërblimin tani?.
Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priste ai. Në vend të shpërblimit, Ashan është vënë në pranga, madje është bërë personazhi kryesor i barcaletave në vend.
Meqë dorëzimi i vetë të kërkuarit për të marrë shpërblimin që ofrohej për të është diçka që nuk pritet nga askush, policia afgane ka kryer një sërë verifikimesh të tjera. Ashan kishte shkuar si cjapi te kasapi. / G.N.