E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqësori, Halimi: Të fitohet besueshmëria

Eduard Halimi

TIRANE- Depolitizim dhe nevoje urgjente per te fituar besueshmerine e publikut ka evidentuar si dy elemente shume te rendesishem ne reformen gjyqesore, kreu i drejtesise, Eduard Halimi.

Ne nje takim me kryetarët e gjykatave, ne prani edhe te ambasadorëve te BE, SHBA e OSBE-së, ministri i Drejtësisë theksoi se  marrëdhënia gjyqësor-publik  nuk duhet t’i ngjaje me një martese në krizë.

Sipas tij, transparenca dhe dixhitalizimi i sistemit gjyqësor janë thelbesore për fitimin e besimit te publikut te drejtesia, nderkohe qe u kerkoi gjyqtareve qe ta bejne drejtesine jo vetem te jete, por edhe te duket.

Drejtuesit e zotë personifikojnë misionin dhe fytyrën e një gjykate. Gjyqësori sot nevojë urgjente të fitojë besueshmërinë”- tha ai, duke shtuar se ne kuader te transparences do te vendoset audio dhe video në çdo gjykatë. P ashtu hedhja e shortit duhet te behet ne prani te publikut dhe medias.

Halimi eshte shprehur pro sugjerimit për heqjen e imunitetit për zyrtarët dhe gjyqtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›