E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë, Topalli: Të rrëzojmë murin e kuotave

TIRANË- Angazhim të merituar sipas vlerave për gratë dhe rrëzim të murit që vendos kuota e përfaqësimit. Kështu është shprehur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në forumin për gratë në vendimmarrje që mbahet sot në Tiranë.

Sipas Topallit, nëse bëhet fjalë për një cështje përfaqësimi, bëhet fjalë për cështje të së drejtës, ndaj nuk duhet të ketë kufizime. Për sa kohë jemi gjysma e shoqërisë, gjysma duhet të jemi kudo, në biznes, banka, administratë,  në vendimmarrje e kudo- tha Topalli.

Ajo theksoi se për këtë duhet solidaritet mes grave, që jo gjithnjë ekziston. Në vërejmë që kur flitet për burra u falet defekte, mbyllet një sy edhe kur është fjala edhe për korrupsion edhe mosangazhim total, gratë shikohen të milimetruara në cdo moment dhe nuk hezitojnë të bëjnë gjithë komentet, por nuk thonë të vërtetën e madhe, kur gruaja beson ajo lufton deri në fund, dhe e arrin- tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›