E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule reagon per regjistrimin e minoriteteve Idrizi per Boboshticen

05/11/2010Kreret e dy grupeve te pakicave kombetare interes per ceshtje te ndryshme

Kreu i PBDNJ heshti per dhunimin pak dite me pare te varreve ne Korce

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka ngritur zerin ne Parlament per mungesen e seriozitetit te qeverise shqiptare per regjistrimin e minoritetit sipas perkatesise etnike gjuhes amtare dhe perkatesise fetare e kombesise. Duke kujtuar se qeveria deshtoi ne nje proces te nisur ne 2001-n Dule kerkoi dje nder te tjera perfshirjen ne kete proces edhe te perfaqesuesve te minoritetit ne vendin tone. Viti qe vjen eshte nje shans i rendesishem qe ne te realizojme kete objektiv tonin. Regjistrimi i popullsise dhe perfshirja e ketyre elementeve ne pyetesor nuk perben nje qendrim ne vetvete pra nuk ka si synim te vetem qe te na nxjerre ne pah numrat por eshte instrumenti i vetem dhe si te tille duhet ta shikojme instrument bashkekohor i cili perdoret nga te gjitha shtetet moderne per hartimin e politikave te veta ndaj personave te minoriteteve etnike kulturore linguistike dhe fetare konform standardeve te konventave nderkombetare theksoi Dule. Gjithashtu kreu i PBDNJ-se rishprehu kerkesen per thirrjen e perfaqesuesve te minoriteteve te njohura zyrtarisht ne vendin ne nje konsultim dhe berjen e tyre pjesemarres ne procesin e regjistrimin e popullsise. Nga ana tjeter eshte momenti te hidhni ne publik pyetesorin perfundimtar argumentimin e tij dhe ne do deshirojme qe te jeni transparente konsekuente ne angazhimet e vendit tone ndaj organizmave nderkombetare per sa i perket menyres se zhvillimit te regjistrimit te pergjithshem te popullsise vijoi ai duke kujtuar se minoritaret edhe mund te bojkotojne kete proces. Menjehere pas tij e ka marre fjalen nje tjeter avokat i pakicave kombetare ai i popullsise came kreu i PDU-se Shpetim Idrizi. Ndryshe nga parafolesi Idrizi reagoi per dhunimin e varrezave ne Boboshtice si dhe kritikoi rende reagimin e autoriteteve te qytetit te Korces. Nuk duhet te lejojme qe dhunimet e varreve te behen per pensione dhe viza tha Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›