KQZ: Minutazhi ne TV, partite e medha "pjesen e luanit"
Rozeta Rapushi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi diten e djeshme vendimin per kohen e transmetimit per partite politike ne Televizionin Publik. Ky vendim u mor mbi bazen e Kodi te ri Zgjedhor, ku parashikohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve percakton minutazhin falas qe Radiotelevizioni Publik, ve ne dispozicion, gjate fushates zgjedhore, te partive politike parlamentare dhe jashte parlamentare, te regjistruara ne KQZ. Ne mbeshtetje te ketij neni, Televizioni publik shqiptar eshte i detyruar te zbatoje raporte kohore te barabarta per te gjitha partite parlamentare ne minutazhin politik te edicioneve informative, qe ne zgjedhjet e fundit per Kuvendin kane marre deri ne 20% te vendeve ne Kuvend. Si rrjedhoje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi nje minutazh te barabarte prej jo me pak se 30 minutash ne Televizionin Publik dhe po aq ne Radion Publike, kurse per partite e tjera parlamentare te cilat kane marre me pak se 20 per qind te vendeve ne parlament kjo kohe eshte jo me pak se 15 minuta. Per sa u perket partive jashteparlamentare qe marrin pjese ne zgjedhje, ato perfitojne 10 minuta ne Televizionin Publik dhe 10 minuta ne Radion Publike. Sipas vendimit te miratuar nga institucioni i cili merret me zgjedhjet, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, qe kane marre me shume se 20% per qind te vendeve ne Kuvend, perfitojne nje kohe transmetimi ne Televizionin Publik Shqiptare prej 60 minutash gjate 30 diteve te fushates elektorale. Ndersa partite parlamentare, qe kane nen 20 % te vendeve ne parlament, perfitojne 30 minuta kohe transmetimi ne TV Publik. Ne kete grup bejne pjese PR, PSD, LSI, PAA, PAD, PBDNJ, PDK, PDS, PBL. Percaktimi i kohes u llogarit sipas rezultateve perfundimtare te shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te zgjedhjeve te vitit 2005 per Kuvendin e Shqiperise, duke percaktuar numrin e mandateve te fituara nga secili subjekt zgjedhor. Nga partite parlamentare te cilat kane perfituar mandate sipas vendimit te KQZ per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve 2005 rezulton se nuk eshte regjistruar si subjekt zgjedhor per zgjedhjet per Kuvendin 2009 Partia Demokrate e Re. Gjithashtu, si subjekte zgjedhore pjesemarrese ne zgjedhjet per Kuvendin 2009 jane regjistruar gjithsej 45 parti politike.
Vendimi i komisionit, si do te funksionoje monitorimi i medieve
Ne baze te Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perpara fillimit te periudhes zgjedhore, ngre Bordin e Monitorimit te Medias, i cili shfrytezon kapacitetet teknike qe disponon KKRT. Bordi i paraqet cdo dite KQZ-se, perfundimet e veta per diten pararendese. Radiot dhe televizionet publike dhe private ne Shqiperi jane te detyruara te regjistrojne te gjitha transmetimet e tyre gjate periudhes se fushates zgjedhore. Keto regjistrime ruhen per nje periudhe tremujore, pas perfundimit te zgjedhjeve dhe vihen me kerkese te KQZ-se, menjehere ne dispozicion te komisionit.
Si perfitojne partite politike
Partite, me me shume se 20 %
1. Partia Demokratike
2. Partia Socialiste
Partite, me me pak se 20 %
1. Partia Republikane
2. Partia Socialdemokrate
3. Partia Levizja Socialiste Per Integrim
4. Partia Agrare Ambientaliste
5. Partia Aleanca Demokratike
6. Partia Bashkimi Per Te Drejtat E Njeriut
7. Partia Demokristiane
8. Partia Demokracia Sociale E Shqiperise
9. Partia Bashkimi Liberal Demokrat