E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosh: Zgjedhjet, policia te siguroje standardet

Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, kerkoi dje nga policia e shtetit qe te jete e kujdesshme diten e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne menyre qe te mos cenohen standardet e kerkuara evropiane. Gjate nje takimi me efektive te policise se Tiranes, si dhe Drejtorin e Pergjithshem, Ahmet Prenci, Bosh vuri ne dukje rendesine e madhe te zhvillimit te ketyre zgjedhjeve sipas standardeve te kerkuara evropiane. "I bej thirrje policise te garantoje zgjedhjet e 28 Qershorit me standard te njellojte ne te gjithe vendin. Dua te theksoj rendesine e standardeve te njejta ne te gjithe vendin. Pra ashtu sic do te veprohet ne Tirane, gjithashtu duhet te ndiqen edhe standardet ne Fier, Shkoder dhe gjetke", beri thirrje Bosh. Me gjithe sugjerimet e bera, Bosh nuk harroi t'i kujtoje policise se shtetit, se pavaresisht zgjedhjeve, nuk duhet te lere menjane luften mbi te gjitha llojet e kriminalitetit. "Megjithese eshte e qarte se zgjedhjet e ardhshme jane nje prove kyce per Shqiperine, ne kete kohe ne duhet te garantojme qe puna e zakonshme e policise duhet te vazhdoje", u shpreh Bosh. Sipas ambasadorit te OSBE-se, ne menyre te vecante, nuk duhet te harrohet apo lihet pas dore puna kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe lufta kunder kultivimit te droges. Te gjitha keto, kerkesa te permendura shpesh here ne raportet e nderkombetareve, per rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Deri me sot, jane trajnuar sipas drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit, Prenci, rreth 3000 police te cilet do te angazhohen ne procesin zgjedhor te 28 Qershorit. Por te tjere do te trajnohen gjate ketij muaji, deri ne celjen e zgjedhjeve. Behet fjale per rreth 5000 efektiva te tjere policie, te cilet do te trajnohen deri me 28 Qershor, ne menyre qe te garantohet zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›