PD: Rama ia mbathi nga kandidimi perdeputete
Partia Demokratike reagoi diten e djeshme ndaj deklarates se nensekretarit per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, duke hedhur poshte akuzat e kesaj se listat e partise me te madhe ne pushtet nuk permbushin kriteret ligjore. Nepermjet nje deklarate per mediat, zedhenesja e kryesise se Partise Demokratike, Erla Mehilli, sqaroi per opinionin publik se partia qe ajo perfaqeson po procedon sipas ligjit dhe te gjithave pikave te percaktuara ne Kodin Elektoral. Duke iu drejtuar kryetari te Partise Socialiste, Edi Rama, zyrtarja e Partise Demokratike deklaroi se vete ai i cili ia mbathi nga lista e Partise Socialiste dhe qe ka krijuar nje liste me gramafone dhe leje ndertimi, pati dhe kurajen te sulmoje listat e PD. "Ai qe theu ligjin dhe Kodin Elektoral ne dorezimin e listave eshte Z.Rama, te cilin xhaketat e vjetra por dhe gramafonet e rinj nuk e lejuan te dorezonte ate pa vendosur veten ne krye te saj", deklaroi Mehilli. Sipas saj, perpjekjet qe vazhduan gjithe naten perfunduan me nje liste pa koke, me nje liste e cila eshte unike ne historine e pluralizmit te Shqiperise dhe Evropes per shkak se per here te pare nje Kryetar Partie qe pretendon te udheheqe fushaten elektorale refuzon ne menyre kategorike te vendose emrin e tij ne liste duke firmosur keshtu kapitullimin para se te nise beteja. "Partia Demokratike hedh poshte pretendimet dhe trillimet e Rames si te paverteta dhe deklaron se po procedon cdo gje ne perputhje te plote me Ligjin dhe Kodin Elektoral", perfundoi reagimin e partise me te madhe ne pushtet, Erla Mehilli.
LISTAT
Listat e kandidateve te dorezuara nga partite politike jane perfshire ne nje debat te gjere politik. Por PS-PD, si rivale kryesore ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit kritikojne partite kundershtare per procedurat e ndjekura per zyrtarizimin e listave.
LISTAT
Listat e kandidateve te dorezuara nga partite politike jane perfshire ne nje debat te gjere politik. Por PS-PD, si rivale kryesore ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit kritikojne partite kundershtare per procedurat e ndjekura per zyrtarizimin e listave.