E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga i pakënaqur, Kueiroz duartroket

Deklaratat

Karlos Dunga nuk është i kënaqur me Brazilin e tij ndaj Portugalisë, ndeshje që u mbyll pa gola. Trajneri i Seleçaos ka lënë pushim Elanon e Robinjon, ndërsa Kaka nuk ka luajtur për shkak të skualifikimit pas kartonit të kuq ndaj Bregut të Fildishtë. “Elano nuk luajti sepse ndjente ende dhimbje në kavilje, shpjegoi Dunga. Robinjo, nga ana e tij, kishte probleme muskulore dhe qëndroi jashtë. Ndeshja me Portugalinë ishte e ekuilibruar, kundërshtari u mbyll në mbrojtje dhe la pak hapësira. Nuk luajtëm mirë, por mendoj se me Robinjon do të kishte qenë shumë ndryshe, për arsye të hapësirave të reduktuara”. Ndërsa Karlos Kueiroz duartroket Portugalinë e tij. “Ishte një ndeshje e mirë, tha trajneri i luzitanëve. Skuadra ishte fantastike. Gjithë lojtarët shkëlqyen. U kualifikuam me meritë, por tani në 1/8-at do të jetë krejt ndryshe. Brazili është i fortë, por jemi të gjithë të kënaqur. E vetmja gjë e qartë është se u renditëm të dytët dhe do të kemi vetëm 4 ditë pushim për ta marrë veten për ndeshjen e radhës”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›