E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën Erikson: Ekipi, të ardhme të ndritur

Bregu i Fildishtë

Sven-Goran Erikson largohet nga drejtimi i Bregut të Fildishtë. Trajneri e konfirmoi lamtumirën nga skuadra afrikane menjëherë pas ndeshjes së fituar 3-0 përballë Koresë së Veriut. “Kur pranova të drejtoja skuadrën, isha shumë i qartë: eksperienca do të përfundonte menjëherë sapo ekipi të mbyllte aventurën në Botërorin 2010”, deklaroi suedezi. “Së bashku me lojtarët dhe stafin do të rishikojmë ndeshjet e luajtura dhe më pas do të nisem për pushime”. Më tej, Erikson i thuri elozhe skuadrës: “Jam shumë i kënaqur për mënyrën si u paraqitëm, flas këtu për aspektin organizativ dhe disiplinën taktike. Me Bregun e Fildishtë kalova momente fantastike”. Në përfundim të deklaratës së tij, 62-vjeçari u shpreh i bindur se “e ardhmja e Bregut të Fildishtë është e shndritshme, sepse kjo përfaqësuese ka futbollistë të cilët kanë gjithmonë dëshirë të mësojnë”. Prej emërimit më 28 mars, Erikson përfitoi mbi 2 milionë euro për të drejtuar tri muaj Kombëtaren e vendit që jeton me plagën e varfërisë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›