E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duoja nga Izraeli, koncert për piano në Akademinë e Arteve



Mbrëmjen e 21 majit në Akademinë e Arteve në kryeqytet stina koncertore “Klasik ‘09” vazhdon zhvillimin me shfaqjen e radhës.
Të ftuarit janë dy pianistë nga Izraeli; Tami Kanazava dhe Yuval Admony. Duoja për piano Kanazava-Admony ka fituar famë ndërkombëtare nëpër turet koncertore që ka bërë në botë, sidomos në Europë, Lindjen e Largët, Lindjen e Mesme dhe në Amerikën e Veriut. Ata kanë luajtur në salla të tilla të njohura si në Carnegie Hall në Nju Jork, Casals Hall në Tokio, Argentina Theater në Romë, Jerusalem Theater në Izrael etj. Ata kryesisht japin recitale, në festivale të muzikës, në radio e televizione.

DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE

Muzeu etnografik i Durrësit çel dyert për të rinjtë

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, dhjetra të rinj kanë vizituar sot Muzeun Etnografik të Durrësit. Me këtë rast, në mjediset e këtij muzeu ishte hapur edhe një ekspozitë me rreth 30 punime të autorëve vendas, pjesë e fondit të galerisë së arteve figurative. Drejtori i këtij muzeu, Edmond Agolli, tha se “Muzeu Etnografik dhe ‘Aleksandër Moisiu’ janë vendosur në banesën me çardak, e cila daton shekullin e XIX, në të cilën ka kaluar një pjesë të fëmijërisë aktori i madh me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu". Sipas tij, në dhomat e muzeut ndodhen më shumë se 300 objekte, veshje dhe enë të taditës së qytetit dhe trevës pranë tij. Në qytetin bregdetar funksionon edhe Muzeu i Luftës dhe Pavioni i Armëve Relikte. Gjithashtu, me një fond prej rreth 1040 punimesh, të autorëve të ndryshëm si 127 vepra në pikturë dhe skulpturë nga autorë italianë, së shpejti pritet inagurimi i muzeut “Ibrahim Kodra”. Ndërkaq, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, me rreth 2000 objekte nga antikiteti, është ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri.

19 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›