E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina pritje madhështore për Bajdenin, sot mbërrin në Bosnjë



Kryeministri kosovar Hashim Thaçi tha se institucionet e Kosovës do të organizojnë të enjten një pritje madhështore për nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden. “Do të organizojmë pritje madhështore të qytetarëve në Prishtinë në nder të vizitës së nënpresidentit të SHBA-ve, i cili është mik i popullit tonë”,- tha Thaçi gjatë një vizite në Ferizaj, duke shtuar se Bajden e ka mbështetur Kosovën gjatë 20 viteve të fundit. “Ai është i njohur me luftën tonë për çlirim, procesin e tranzicionit demokratik dhe pavarësinë e Kosovës, kurse tashmë me proceset e integrimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Europian. Ai është mik dhe përkrahës i Kosovës dhe ne do të organizojmë mikpritje të merituar”, tha kryeministri Thaçi. Nënpresidenti Xhozef Bajden të enjten në Prishtinë do të takohet me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, si dhe do t'i vizitojë forcat amerikane në kampin Bondstill. Ndërkohë sot zëvendëspresidenti i SHBA-ve do të vizitojë Bosnjën.

19 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›