Fergi: “Jam biseksuale”
Së fundmi shumë këngëtare kanë pranuar se jane biseksuale dhe kjo sipas tyre është diçka normale. Pas kolegeve Pink, Lindsi Lohan, Lejdi Gaga dhe Megan Foks, Fergi, ylli i grupit “Black Eyed Peas” (së fundmi kanë publikuar këngën e suksesshme “Boom Boom Poë///”) ka pranuar se është biseksuale. Në muajin janar këngëtarja u martua me aktorin Xhosh Duhamel, rrëfeu për “The Sun”: “Kam eksperimetuar gjithçka me femrat por nuk kam pasur kurrë një lidhje fikse”. Ylli i muzikes me pas vazhdon: “Prisni të shihni videon e fundit që titullohet “I Got A Feeling”. Aty do të duket qartë afrimi im me disa vajza. I kam takuar të gjitha pjesëmarrëset të cilat e kanë bërë të ditur se janë heteroseksuale. Kam kaluar me to momente të magjishme. Janë të bukura dhe mjaft sensuale. Njëra prej tyre ishte e fejuara e regjisorit dhe ai ishte shumë i lumtuar kur e shihte së bashku me gjithë këto femra të mahnitshme”. Nuk na mbetet veçse të shohim gjithçka pas disa muajsh, po rndërkohë si do pritet ky lajm nga bashkëshorti i saj Xhosh Duhamel?
Natali Portman
“Me Shon Penin jemi miq të mirë”
Muajin e kaluar, aktori Shon Pen i dha fund martesës së tij me Robin Rajt, pas një periudhe të gjatë tentativash për të shpëtuar lidhjen. Aktor e në të njëjtën kohë regjisor, në moshën 48 vjeçare vendosi të ecë përpara i vetëm, ose mbase jo... Kohët e fundit ai është parë gjithmonë e më shpesh me bukuroshen Natali Portman, 28-vjeçe. Ajo është një nga aktoret më të veçanta të Hollivudit dhe gjithnjë e më shumë vërehet të tendencë për t’u shoqëruar me meshkuj më të mëdhenj në moshë. Portman është diplomuar për psikologji në Harvard dhe u është përkushtuar filmave komercialë dhe shumë pak e afirmuar ndaj temave sociale. Ndërsa Shon është aktivist politik dhe mund të ketë gjetur shpirtin binjak në këtë moment. Natali megjithatë përgënjështron gjithçka të thënë rreth kësaj çështjeje: “Jemi vetëm miq dhe kolegë”. Nuk ka seks me Portman dhe Pen. Të paktën për momentin...
19 Maj 2009