Duro: Do të rritet ndihma ekonomike
Ndihma ekonomike në vendin tonë do të rritet edhe gjatë vitit të ardhshëm. Paralajmërimi erdhi nga ministri i Punës, z. Anastas Duro, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Çështjeve Sociale, i cili deklaroi se gjatë këtij viti do të rritet me afërsisht 20%, ndërkohë që në krahasim me vitin 2007, rritja do të jetë 60 për qind. “Paralelisht me identifikimin më të mirë të nevojave, - vuri në dukje ministri, - janë rritur edhe fondet e buxhetit për ndihmën ekonomike. Kështu, në vitin 2008 fondet u rritën me 38%, nga 2.6 në 3.6 miliardë lekë, dhe për vitin 2009 qeveria ka parashikuar që fondet të jenë 4.3 miliardë, që në përqindje do të thotë një rritje rreth 60% në dy vitet e fundit”. Burime nga Ministria e Punës bën të ditur se rritja për këtë vit në ndihmën ekonomike pritet të jetë 20-30 për qind. Arsyeja në këtë ndryshim, në krahasim me rritjen e fondit, është nga një anë ulja e numrit të familjeve përfituese, për shkak të nxjerrjes nga lista të abuzuesve, e nga ana tjetër mosplotësimi i të gjitha kërkesave nga fondi aktual.
“Shpërndarja e ndihmës ekonomike për herë të parë u mbështetet në vlerësimin e varfërisë, sipas Anketës së Varfërisë dhe me fondet e Ministrisë së Punës, tani përfundon edhe Anketa e Varfërisë për vitin 2008, në bazë të së cilës do të bëhet edhe shpërndarja e bllokgrandeve të ndihmës njësive vendore për vitin 2009. Kjo ka bërë që të kemi një identifikim më të mirë të nevojave dhe largimin nga skema të atyre që e përfitojnë këtë mbështetje pa të drejtë. Ne parashikojmë që në fund të mandatit qeverisës, numri i familjeve në nevojë që mbështeten me ndihmë ekonomike të arrijë në 85 mijë, nga 93 mijë që janë skemë aktualisht”, – tha ministri Duro.
Gjatë fjalës së tij, në Komisionin kuvendor të Çështjeve Sociale, ministri Duro vlerësoi punën e kryer nga qeveria gjatë kësaj periudhe, si edhe punën e paraardhësit të tij, z. Koço Barka. “Periudha 2005-2008 ka qenë mjaft intensive në hartimin dhe zbatimin e politikave, strategjive, akteve ligjore e nënligjore për përmbushjen e detyrimeve madhore të shtetit ndaj qytetarëve”, – deklaroi ministri Duro.
Shtyhet part-time, nuk nis më 10 nëntor
Sistemi me kohë të pjesshme në universitete nuk do të nisë më 10 nëntor, sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Në këtë datë do të nisin studimet vetëm studentët e viteve të dyta e më lartë, ndërkohë që studentët e rinj do të nisin në një datë ende të pacaktuar. Data e nisjes së studimit për studentët e rinj do të përcaktohet në vendimin e pritshëm të Këshillit të Ministrave. Ky vendim do të përcaktojë edhe procedurat e regjistrimit, si edhe kuotat, tarifat dhe kriteret për të hyrë në sistemin me kohë të pjesshme. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, kjo pritet të ndodhë pas përfundimit të regjistrimit të studentëve në sistemin me kohë të plotë, që pritet të ndodhë në datat 7 deri më 15 nëntor. “Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, më datë 10 nëntor do të nisë sistemi me kohë të pjesshme vetëm për studentët që janë aktualisht të regjistruar në këtë sistem, pra për vitet e dyta, të treta dhe të katërta”, – tha për “standard” zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, znj. Ermelinda Muho. “Ndërkohë, për studentët e rinj do të pritet vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave, që do të përcaktojë edhe datat e regjistrimit të studentëve në universitete. Shumica e shkollave nuk do të kenë kuota, duke hapur dyert për të gjithë aplikantët. Sipas burimeve nga Universiteti i Tiranës, degët që nuk preferohen nga studentët, si Biologjia, Fizika e të tjera do të jenë të liberalizuara. Por, në këtë kategori, Universiteti i Tiranës ka propozuar edhe Fakultetin e Ekonomisë, i cili do të pranojë të gjithë studentët që aplikojnë, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Sakaq, departamentet e tjera do të kenë kuota. Në këtë mënyrë, Universiteti i Tiranës ka propozuar 200 kuota për Fakultetin e Drejtësisë. Sipas të gjitha të dhënave, Matura Shtetërore nuk do të jetë një ndër kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për studentë as në universitetet publike. Burime nga Ministria e Arsimit bënë të ditur se përzgjedhja për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit të kaluar akademik do të mjaftohen me mesataren e shkollës së mesme dhe jo me pikët e grumbulluara nga Matura Shtetërore.
Nisin punimet në liqenit e Tiranës
Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për zbatimin e projektit për rehabilitimin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Në fazën e parë të punimeve, të cilat sapo kanë filluar, është ndërhyrë duke ndërtuar një mur rrethues. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës, “muri do të jetë i lartë 6.5 metra, nuk do të jetë i drejtë, por i valëzuar duke rrethuar të gjithë sipërfaqet e kodrave te Liqenit dhe penguar në këtë mënyrë hyrjen e automjeteve”. Faza e parë e këtij projekti do të përfshijë edhe rehabilitimin e rrugëve të brendshme të Parkut të Liqenit, ku do të lihen hapësira të nevojshme për kalimin e këmbësorëve, për biçikletat dhe për vrapuesit, të cilët janë vizitorët më të shumtë të parkut. Në kuadër të këtij projekti, bashkia ka vendosur që në park të mbillen 2600 pemë të reja, të vendosen stola për të moshuarit dhe do të përmirësohet ndjeshëm sistemi i ndriçimit. Investimi për rehabilitimin e Parkut të Liqenit do të jetë 150 milionë lekë, nga të ardhurat e vetë bashkisë.