Dëshmia, e mitura: Dino abuzoi me disa nga djemtë
Dëshmi pas dëshmie, emri i të pandehurit Dino Kristodolu vjen duke u deklaruar edhe më shumë nga fëmijët e dëmtuar apo ata që kanë parë apo kanë pasur dijeni mbi abuzimet në qendrën “Fëmijët e tij”, e drejtuar nga Devid Braun. Një vajze të mitur, në atë kohë 8 vjeçe i ka qëlluar të dëshmojë gjithçka dinte për abuzimet me fëmijët. Vajza e quajtur Floresha dëshmoi me anë të një videokonference se kishte patë Dinon të abuzonte me një nga fëmijët, ndërkohë që disa të tjerë i kanë treguar se Dino kishte abuzuar edhe me ta. Në kohën që fëmijët pësonin abuzime të vazhdueshme seksuale me dhunë, një prej fëmijëve të abuzuar ka tentuar të përdhunojë vajzën që dje ishte dëshmitare, ndërkohë që në atë ka qenë vetëm 8 vjeçe. Dëshmia e vajzës ka vijuar për 3 orë, ndërkohë që në seancë nuk u paraqit një nga fëmijët. Fëmija nuk është shoqëruar nga drejtorja e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, e cila ka refuzuar të dërgojë fëmijët të dëshmojnë në gjykatë me pretendimet se janë të traumatizuar. Ndërkohë që jo vetëm gazetarë, por të gjithë punonjësit e gjykatës dhe policët që asistojnë shoqërimin e të paraburgosurve, kanë parë ardhjen disa herë të këtyre fëmijëve në gjykatë, të pashoqëruar dhe me kërkesën për të takuar gjyqtarët që gjykojnë tre të pandehurit, Devid Braun, Dino Kristodulu e Robin Arnolds. Prej disa seancash, sipas burimeve në gjykatë, drejtorja e shtëpisë së fëmijës bëhet pengesë për shoqërimin e fëmijëve.