E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro: Me Shqiperine deshtuan, Ronaldo dhe Ibrahimovic

Barazimi i kombetares sone ne Malte i zhgenjeu tifozet. Pritet autokritika e kuqezinjve, ndaj Hungarise me 28 mars, ne "Qemal Stafa". Mesfushori elbasanas, qe aktivizohet rregullisht ne formacionin e kombetares, Klodian Duro, perpiqet te sqaroje, se paraqitja e ekipit kombetar ne pese ndeshjet e para te eliminatoreve te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010", eshte pozitive. Kritikave se kombetarja nuk shenon, i pergjigjet me faktin e thjeshte se edhe yje te futbollit boteror, nuk arrijne dot t'i shenojne Shqiperise. Suedia ne Tirane, dhe Portugalia ne Brage, me sulmues te kalibrit, si Zlatan Ibrahimovic, apo Kristiano Ronaldo, (fitues i Topit te Arte ne fuqi), kane deshtuar, para portes sone:

Duro, cila eshte konsiderata juaj per kundershtarin e radhes, Hungarine?

Hungaria eshte nje rivale e drejtperdrejte, ne permbushjen e objektivit tone final. Do te perpiqemi qe te shmangim me cdo kusht barazimin. Duhet te dime se Hungaria nuk vjen per te humbur, ne Tirane. Kombetarja me maksimumin e saj, do ta kaloje me sukses ndeshjen.

Hungaria i ka shkaktuar te vetmen humbje ne pese ndeshjet e para, Shqiperise. Cdo rezultat tjeter edhe barazimi, shihet si deshtim?

Ne fakt, personalisht i bej llogarite vetem me fitore. Asnje futbollist nuk do te futet ne fushe, per barazim me Hungarine. Ne Tirane, ne kemi tifozet e zjarrte, qe na mbeshtesin vazhdimisht. Hungarise duhet t'i marrim maksimumin e pikeve, per te hedhur nje hap me tej drejt suksesit qe synojme te arrijme ne fund te ketyre eliminatoreve.

Cili eshte komenti juaj, pas barazimit te fundit ne Malte, qe nuk la nje shije te mire, tek tifozet?

Ishte nje ndeshje zhgenjyese dhe lojen duhet ta ndreqim, me Hungarine. Nese Shqiperia nuk i ka shenuar Maltes, atehere edhe Portugalia dhe Suedia nuk i kane shenuar Shqiperise, ne ndeshjet e kaluara. Futbolli i tille eshte. Nuk mund te behen parashikime. Ne pese takimet e para, paraqitja e kombetares duhet vleresuar, si pozitive. Me pak momente negative ne nje ose dy ndeshje, ne pergjithesi loja ka qene e pelqyeshme. Por kjo, e thashe se nuk eshte vetem problem i Shqiperise, por i te gjitha ekipeve te tjera, madje si shembull mund te merren rezultatet dhe loja e kundershtareve te grupit tone. Asnje ekip i grupit tone, nuk ka shkelqyer ne te gjitha ndeshjet. Cdo gje mbetet e hapur, per synimet e seciles, deri ne fund.

A ka pasur me shume faj sulmi se repartet e tjera, per faktin qe kombetarja nuk ka shenuar ne kater, nga pese ndeshjet e kaluara?

Jo, nuk mendoj se sulmi ka faj, sepse faktet tregojne te kunderten. Nese ndaj Shqiperise nuk kane mundur dot te shenojne lojtare te shquar, te njohur ne tere boten, si Ronaldo dhe Ibrahimovic, edhe kjo duhet evidentuar si nje merite e vecante e ekipi kombetar. A nuk quhet sukses qe kjo kombetare, nuk i ka lejuar sulmues te tille, qe te gjejne rrugen e rrjetes. A nuk ishte nje Shqiperi e madhe, ajo qe luajti ndaj Portugalise, te cilen e ndali edhe pse ishte me 10 vete ne fushe. Te gjithe tifozet pane nje Shqiperi te madhe ne Portugali dhe me Suedine ne Tirane. Kombetarja, me ndeshjet e deritanishme eshte duke ecur ne rrugen e duhur dhe tani e pret sfida me e rendesishme.

Deri tani Shqiperia eshte mbrojtur mire, por per te fituar a duhet te luaje me e avancuar ne sulm, ndaj Hungarise?

Kjo eshte ceshtje qe i perket trajnerit. Anet teknike dhe formacionin e nderton vecse trajneri. Une jam lojtar dhe pergjigjem per detyren time. Nese nuk kemi shenuar deri tani, duhet te kujtojme se sulmuesit kryesore kane pasur probleme aktivizimi, apo demtimi gjate muajve te fundit. Para Hungarise ata po shenojne me ekipet e tyre dhe ky fakt na ben optimiste se forca sulmuese nuk do t'i mungoje kombetares, ne ndeshjet e radhes. Sigurisht, qe te fitojme ndaj Hungarise detyre na mbetet qe te gjejme rrugen e rrjetes. Sulmuesit do te kene mbeshtetjen e reparteve te tjera, qe te shenojne. Edhe repartet e tjera jane me te konsoliduara, ne krahasim me ndeshjen e fundit ne Malte.

Si eshte e mundur qe nje Shqiperi e madhe, si ajo qe luajti ne Portugali, nuk u shfaq me te njejtat permasa ne Malte, ndaj kundershtarit me te dobet te grupit?

Mendoj se perqendrimi dhe vleresimi, pervec komponenteve te tjere, ka ndikuar ne kete mes. Perballe kundershtareve te forte futemi me te motivuar dhe tregohemi me te kujdesshem. Ne Malte, synimi ishte fitorja dhe gabuam ne loje. Nje ndeshje nuk na demoralizon, sepse kombetaren e presin sfida te tjera, me te veshtira dhe te rendesishme.

Intervistoi: Aranit Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›