Kuqezinjte te plote ne stervitje, Han "kopje" mbrojtjes se Portugalise
Perfaqesimi me ekipin kombetar eshte pergjegjesi e madhe, per cdo lojtar qe aktivizohet dhe mbron ngjyrat kuqezi. Trajneri i kombetares do te rreshtoje ne mbrojtje, heronjte e Portugalise. Kjo konfirmohet nga burime brenda ekipit. Per ta fituar ndeshjen, kuqezinjte do te perdorin si "arme" goditese, lojen ne krah. Curri, Dallku, Beqiri dhe Cana do te jene "mburoja" mbrojtese. Pas stervitjes se djeshme, lojtaret i jane drejtuar rezidences ne Durres dhe atmosfera, dy dite para ndeshjes, me Hungarine, mund te konsiderohet pozitive, ne te gjitha drejtimet. Futbollistet shprehen optimiste se ndryshe nga Malta, me Hungarine do te kete nje paraqitje tjeter. Tifozet mbeten te zhgenjyer ne Malte. "Fitorja do te jete nje dhurate per te gjithe", - theksoi Kristi Vangjeli, mbrojtesi kuqezi. Dje paradite ekipi eshte stervitur ne stadiumin "Niko Dovana", nen drejtimin e trajnerit Ari Han, dhe te ndihmesit te tij Subier. Pas perfundimit te stervitjes, lojtaret i jane drejtuar rezidences ne Durres, e cila ndodhet prane bregdetit. Pjesa me e madhe e futbollisteve jane lojtare profesioniste, qe luajne ne ekipe dhe kampionate, nder me te rendesishmet ne Evrope. Lorik Cana eshte kapiten i Olimpikut te Marsejes, Lala dhe Skela aktivizohen me ekipe te rendesishme ne Gjermani, por edhe Beqaj, Duro etj, kane nje rol te rendesishem ne ekipet e tyre. Kombetarja i ka te kualitetet, per te arritur rezultate.
Dilemat
Pas seances se sotme te stervitjes Ari Han do te percaktoje modulin dhe 11 futbollistet qe do te zbresin ne fushe. Ansi Agolli, Admir Teli dhe Kristi Vangjeli do te diskutojne nje rol, ne baze te modulit qe do te zbatohet ndaj hungarezeve.
Dilemat
Pas seances se sotme te stervitjes Ari Han do te percaktoje modulin dhe 11 futbollistet qe do te zbresin ne fushe. Ansi Agolli, Admir Teli dhe Kristi Vangjeli do te diskutojne nje rol, ne baze te modulit qe do te zbatohet ndaj hungarezeve.