Duro: Miqësorja e nesërme, për të konsoliduar grupin
Autori i Lajmit: redaksia
Tiranë - Irlanda e Veriut është kundërshtari i parë i Shqipërisë për vitin 2010, edhe pse takimi është veçse një miqësore, ndaj një kundërshtari që rikthehet në “Qemal Stafa” pas plot 17 vjetësh, qysh nga fitorja 2-1 e irlandezoveriorëve në shkurt të vitit 1993 (gol i Altin Rrakllit), ndërkohë që takimi i fundit midis dy formacioneve – një fitore 1-0 për Shqipërinë, gol i Altin Haxhit – u luajt në Zurih të Zvicrës, për shkak të vitit të mbrapshtë 1997 në Shqipëri. Ndërkohë që trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Josip Kuzhe, tekniku i shtatë i përfaqësueses sonë që do të përballet kundër Irlandës së Veriut, më në fund ka kryer një seancë stërvitore në “Niko Dovana të plotë me të 20 lojtarët e thirrur për miqësoren e katërt të Shqipërisë nën drejtimin e tij, në kryeqytetin shqiptar ka mbërritur skuadra mike. Shqipëria ka njohur pesë kundërshtarët e saj për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2012, aventurë që nis në Bukuresht me Rumaninë, aty ky kemi humbur për herë të fundit me rezultatin e thellë 6-1, rezultat me të cilin ka fituar Shqipëria në miqësoren e fundit të zhvilluar në “Qemal Stafa” kundër Qipros, rezultati më i bujshëm i Kombëtares sonë në një ndeshje ndërkombëtare. Mesfushori me përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, Klodian Duro (luan me Apollon Limasol në Qipro), e vlerëson shumë të rëndësishëm takimin me Irlandën e Veriut, duke theksuar dobishmërinë e takimit gjatë konferencës së tij për shtyp. “Irlanda e Veriut është e ndryshme nga skuadrat e tjera që ne kemi në grup, kjo miqësore na vlen shumë, pasi duhet të krijojmë grupin dhe të jemi gati për eliminatoret”, - tha Klodian Duro, autor i katër golave me përfaqësuesen, po aq sa legjenda Panajot Pano. Shqipëria do të përballet në eliminatoret e Kampionatit Evropian me emra të “rëndë” si Franca, Rumania, por dhe Bosnja. Për ish-lojtarin e Tiranës, Vllaznisë, Elbasanit e Partizanit, shanset janë për një renditje më të mirë se sa ajo në fushatën e Botërorit 2010, kur kuqezinjtë u renditën në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Maltën, ndaj së cilës vetë Duro shënoi golin e dytë në fitoren 3-0 ndaj tyre, njëherësh edhe e vetmja në ato kualifikuese. Klodian Duro, autori i golit të vetëm të Shqipërisë në humbjen kundër Rusisë (4-1) në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2004 (atëherë në krye të bankinës sonë ishte italiani Xhuzepe Dosena), tha: “Mendoj se i kemi shanset për një renditje më të mirë në këto eliminatore. E rëndësishme është ta nisim mirë dhe të krijojmë edhe një atmosferë pozitive, megjithatë duhet të pranojmë se grupi është shumë i vështirë. Objektivi ynë duhet të jetë që të fitojmë nga 6 pikë me skuadra si Luksemburgu apo Bjellorusia”. Në fakt, si Luksemburgu ashtu dhe Bjellorusia, ishin kundërshtare të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2008, por nëse ndaj modestëve të Luksemburgut i morëm 6 pikët e plota, ndaj Bjellorusisë gabuam pikërisht në ndeshjen në “Qemal Stafa”, kur humbëm 4-2, pavarësisht se në Minsk kishim barazuar 2-2 (në stol ishte ish-trajneri kroat Oto Bariç). Duro, një nga pesë lojtarët mbi 30 vjeç së bashku edhe me portierin Arjan Beqaj (33 vjeç), mesfushorin shkatërrues Altin Lala (34 vjeç), fantazistin Ervin Skela (33 vjeç) dhe sulmuesin Erjon Bogdani (32 vjeç), u shpreh i kënaqur me rikthimin e Beqajt dhe Lalës. “Takohemi për herë të parë pas kaq kohësh dhe, për fat, grupi është i plotë”, - tha 32-vjeçari Klodian Duro. Lala i mungon Kombëtares qysh nga ndeshja kundër Danimarkës në Kopenhagen (1 prill 2009), ndërkohë që Arjan Beqaj nga ajo kundër Hungarisë (28 mars 2009). I pyetur në lidhje me refuzimin për herë të dytë të kosovarit Mërgim Mavraj të ftesës për të veshur fanellën e Shqipërisë e jo të Gjermanisë, siç pretendon mbrojtësi i Bokumit, Duro u tregua i drejtpërdrejtë. “Futbollistët me origjinë nga Kosova, megjithëse të gjithë jemi shqiptarë, janë pritur gjithnjë ngrohtë në Kombëtare dhe janë ndjerë mirë. Ky ka qenë një vendim i Mavrajt dhe ai e di vetë. Por, unë jam i mendimit se edhe brenda territorit ne kemi futbollistë mjaft të mirë dhe te të cilët mund të mbështetemi për të ardhmen”, deklaroi mesfushori kuqezi, i cili luan për Shqipërinë qysh nga 25 prilli i vitit 2001, në një ndeshje të fituar 2-0 nga Shqipëria kundër Turqisë e të zhvilluar në qytetin e Gaziantepit, nën drejtimin e Medin Zhegës. Miqësorja mes Shqipërisë dhe Irlandës së Veriut do të luhet të mërkurën në orën 20.45 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010