Tjetër tërmet në Kili, numri i viktimave vazhdon të rritet
Autori i Lajmit: redaksia
Kili – Ndërsa vijojnë kërkimet për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti 8.8 gradë të shkallës Rihter i së shtunës, janë ndjerë sërish lëkundje të tjera në Kili. Numri total i njerëzve të vrarë në gjithë Kilin e ka kaluar 800, por ai pritet të rritet më tej. Kryetari i Bashkisë së qytetit më të dëmtuar, Koncepsion, ka bërë thirrje për ndihmë. Presidentja Michelle Bachelet thotë se vendi i saj po përballet me një katastrofë të një madhësie të paparë. Zyrtarët thanë se 1.5 milion shtëpi dhe ndërtesa të tjera ishin shkatërruar. Tani që situata është stabilizuar në kryeqytetin Santiago, operacionet e ndihmës janë përqendruar në jug. Afro 10.000 ushtarë janë angazhuar për të penguar plaçkitjet në zonat e prekura. Në kryeqytetin Santiago pati incidente të ngjashme. OKB-ja dhe BE i premtuan Kilit ndihmë. Sipas njoftimeve të OKB-së, nevojiten në radhë të parë spitale fushore, impiante për përgatitjen e ujit të pijshëm, kuzhina fushore dhe qendra dialize. Kancelarja gjermane Angela Merkel, i premtoi në një telefonatë presidentes së Kilit Michelle Bachelet, shtimin e ndihmës gjermane për këtë rast nevoje. Komisioni Evropian ka aprovuar mëngjesin e djeshëm ndihmën prej 3 milionë eurosh për të prekurit nga tërmeti shkatërrues. Paratë do të shërbejnë për të përballuar gjendjen e emergjencës, të vendosur në vendin e tronditur nga tërmeti dhe dallgët e forta. Fondet janë siguruar nga Echo, Departamenti i Komisionit të Bashkimit Evropian që merret specifikisht me ndihmat humanitare dhe mbrojtjen civile. Më shumë se 36 orë pas tërmetit, qindra mijëra të mbijetuar ende nuk kanë ujë të pijshëm, energji elektrike dhe shumë pak ushqime. Në shumë zona frika i ka hapur rrugën dëshpërimit. Gjatë natës u ndalua qarkullimi në dy rajone dhe në Maule, pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë plaçkitësit që vodhën supermarkatat. Autoritetet në Kili janë të përgatitura mirë për të menaxhuar situatat pas tërmeteve, por ato e pranojnë se kanë nevojë për ndihmë nga jashtë.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010