Ministri Vasili: “Tarifat nuk janë arbitrare”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Me një vendim të ministrit Petrit Vasili, që mban datën 26.10.2009 është urdhëruar aplikimi i tarifave të reja për shërbimet mjekësore për të gjitha vizitat, analizat dhe ekzaminimet në ambulancat e lagjeve, poliklinika specialitetesh dhe spitale. (Këtu përjashtohen vetëm tarifat e operacioneve dhe të hospitalizimit të pacientit- pra të shtrimit në spital). Këto tarifa, shumë larg atyre të mëparshmeve, (kujtojmë se një vizitë tek mjeku i familjes ishte 200 lekë dhe u bë 1000 lekë të reja) u caktuan përpara llogaritjes së kostove dhe përpara përcaktimit të standardeve dhe të protokolleve të mjekimit.
Kështu kuptojmë kur konsultohemi me vendimin nr. 1661 dt. 29.,12. 2008. Ndërsa nga intervista me nëndrejtorin e QSUT-, z. Mehmet Hoxha kuptohet se përllogaritja e kostove është bërë deri tani në mënyrë totale dhe për të saktësuar gjithçka, pritet të kalohet nga kostot mesatarizuese në kosto për çdo diagnozë dhe pacient. Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, kundërshton këtë konkluzion tonin. Ai thotë se tarifat janë nxjerrë mbi bazën e kostove, sepse gjithnjë ka pasur përllogaritje të kostove. Atëherë, duke e vendosur publikun në pozicionin që të gjykojë vetë drejpërdrejt, krahas prononcimit të ISKSH-së dhe nëndrejtorit të QSUT-së, po japim edhe argumentat e ministrit të Shëndetësisë, z.Vasili në sqarim të pyetjes sonë
Blloku i pyetjeve për ministrin
“Përse ministri Vasili nxitoi të vendoste tarifat apriori, kur fare mirë mund të punohej me ekzistueset deri në përllogaritjen e tarifave të reja? A i vendosi ai këto vetë apo ia propozuan struktura të caktuara? Cilat ishin strukturat që i propozuan ministrit tarifat? Ku jane politikat sociale te Ministrise në këto tarifa që konkurrojnë privatin, për të mbrotjur shtresat e margjinalizuara të shoqërisë, të vetmet të cilave u bie barra të paguajnë këto tarifa të rënda vizitash dhe ekzaminimesh? (Një pjesë e madhe e popullsisë së fshatit, pjesa e të papunëve të qytetit si dhe gjithë punëtorët në të zezë, që shpesh kanë pagat më të këqija dhe punët e përkohshme).
Sqarimi i Ministrit
Në përgjigje të këtyre pyetjeve, z/ Vasili thotë: “Ministri nuk ka nxituar aspak, por tarifat e vjetra nuk ju duket se ishin poshtëruese? Vetë ju të parët duhet ta kishit kërkuar këtë gjë. Nuk ju dukej poshtëruese një vizitë 2 mijë lekë të vjetra? As një sanduiç nuk bën aq. Dhe absolutisht nuk janë vendosur arbitrarisht.
Miratimi i kostove nuk ka të bëjë me protokollet e mjekimit, kostot nuk llogariten për herë të parë. Kostot kanë qenë gjithmonë të llogaritura. Ato janë llgaritur dhe do të vazhdojnë të llogariten dhe për këtë ka struktura të posaçme që llogaritin kostot, si drejtoritë spitalore dhe Drejtoritë e Shërbimit Parësor, autoritetet për të llogaritur kostot.” Ministri Vasili thekson dallimin midis kostove të protokolleve të mjekimit dhe kostos për çdo vizitë. “Kostoja e protokollit të mjekimit është kur një pacienti i duhet të bëjë një numër ekzaminimesh dhe konsultash të njëpasnjëshme dhe në përfundim del kostoja e diagnozës, ndërsa kostoja e një analize të vetme, si bërja e një radiografie apo një analize gjaku është diçka e thjeshtë dhe është llogaritur gjithmonë, nuk lidhet me miratimin e protokolleve”. Ai përsëriti se ministri nuk vendos kosto, por miraton, sepse ministri nuk është ekonomist. Ju mund të kërkoni që të ofrojmë shërbim falas, por unë nuk kam fuqi ta bëj këtë, nuk mund të ofroj shërbim falas si në komunizëm. Bile, ju kërkoj edhe juve që të bëheni solidar për një sistem që do tju shërbejë juve më parë dhe jo mua. Sepse ju doni që spitalet të keni medikamente, ju doni që të mos mungojë asgjë për të bërë ekzaminimet. Por si mund të realizohen këto gjëra, nëse njerëzit nuk paguajnë? Qytetari jashtë sistemit të sigurimeve mund të përzgjedhë, por “për të varfrit” që vijnë me benz nëpër spitale, Sistemi nuk ka përse të paguajë. Me sigurimin shëndetësor, qytetarët me të ardhura modeste, paguajnë shumë pak dhe marrin shumë në raste sëmundjesh”. Ministri Vasili prononcimin e tij telefonik e mbylli duke thënë se se sistemi ynë shëndetësor është nga më socialët në Evropë.
Tarifat e analizave, ISKSH “lan duart si pilati”
Protokollet e mjekimit ende nuk janë miratuar, ndërsa tarifat e Ministrisë po zbatohen prej 5 muajsh
“Vendosja e tarifave për qendrat shëndetësore dhe spitalet është atribut i Ministrisë së Shëndetësisë dhe është ky institucioni që ka marrë vendimet lidhur me këtë çështje. ISKSH nuk ka marrë pjesë në vendosjen e tarifave, pasi është e drejtë e MSH”(ISKSH)
Ndonëse tarifat e shërbimeve shëndetësore janë fringo të reja (kanë nisur të zbatohen që nga tetori 2009), ato përsëri do të rishikohen. Arsyeja? Sepse kur janë caktuar, nuk ishin llogaritur ende kostot e tyre! Për të llogaritur këto tarifa, që vitin e shkuar është ngritur grupi i punës, i cili do ti shpallte ato në mes të vitit 2010. Por, rreth 9 muaj para daljes së kostove, Ministria e Shëndetësisë nxitoi të nxirrte tarifat e reja për të trija nivelet e shërbimitPërgjigjja që vjen nga ISKSH është kjo: “Para llogaritjes së kostove, Ministria e Shëndetësisë duhet të hartoje protokollet e mjekimit. Pas hartimit të protokolleve (sipas informacioneve që ne kemi, është ngritur nje grup pune në MSH dhe po punohet në këtë drejtim), do të nisë përllogaritja e kostove. Por ju bëjmë me dije sërish se tarifat përcaktohen nga MSH”. Ndërkohë, në verën që shkoi, shefi i sektorit të politikave të zhvillimit në drejtorinë spitalore pranë ISKSH-së, z. Aleksandër Haxhi, ishte shprehur për « Ballkan » se « Sipas vendimit numër 1661. dt. 29.12.2008 Këshilli i Ministrave ka vendosur që ISKSH të bëjë financimin e shërbimeve spitalore, futjen në skemë të këtyre spitaleve dhe përsëri në këtë vendim është përcaktuar një pikë, që brenda 18 muajve, pra, deri në mes të vitit 2010, ISKSH bashkë me spitalet, duhet të llogaritin kostot. Ne paraprakisht po punojmë, pasi llogaritja e kostove, së pari kërkon përcaktimin e standardeve dhe të protokolleve të mjekimit, për të cilat sipas ligjit është ngarkuar Ministria e Shëndetësisë,- tha z. Haxhi. -Dhe për këtë, ISKSH ka ngritur bashkë me Ministrinë grupe pune të përbashkëta me specialistë, mjekë, ekonomistë, specialistë të tjerë staticienë, për vendosjen në radhë të parë të standardeve, së dyti, hartimin e protokolleve të mjekimit dhe pastaj në fazën e tretë, vjen llogaritja e kostove. Për standardet e protokollit të mjekimit, afati është deri në fund të vitit 2009 »
Përpara faktit
ISKSH: Nuk kemi gisht në këto tarifa
Një nga momentet më delikate të këtij parashtrimi është ky: Ku bazohen tarifat e nxjerra për vizitat dhe analizat në poliambulanca dhe në spitale? Si kanë dalë kostot e këtyre shërbimeve kaq të kushtueshme (p.sh. 2 mijë lekë të reja vizita në spitalet rajonale, 3 mijë në QSUT), kur njihet gjendja e Shëndetësisë në vend, mungesat e shumta, aparaturat me probleme të herëpashershme, pa filma, pa solucione, reagentë etj, etj. radhat e gjata dhe kushtet e pritjes nëpër korridore, e gjithçka që ka të bëjë me komoditetin dhe cilësinë e një shërbimi? Ne do të na interesonte të bëhej transparente dhe të përligjej publikisht kostoja e një shërbimi publik. Në prononcimin e fundit zyrtar të ISKSH-së për « Ballkan » (rreth 2 javë më parë) thuhet se « spitalet kanë hyrë në skemën e sigurimeve kohët e fundit dhe ne nuk mund të përgjigjemi për tarifat e vendosura më parë nga QSUT apo Ministria e Shëndetësisë. Ajo që i takon ISKSH-së tanimë që spitalet u futën në skemë, është të përcaktojë në bashkëpunim me vetë spitalet, kostot e shërbimeve, por më parë Ministria duhet të hartojë, sërish në bashkëpunim me spitalet, protokollet e mjekimit, që do të jenë thelbësore për përcaktimin e kostove ».
Nuk u llogariten në kohë kostot, vonohen standardet e mjekimit
Por as standardet dhe as protokollet e mjekimit ende nuk janë gati dhe një vendim i ri qeverie i pak ditëve më parë bëri të ditur se standardet e spitaleve dhe treguesit e cilësisë e të performancës do të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë brenda datës 30.10. 2010 », që do të thotë rreth 10 muaj më vonë nga sa ishte parashikuar. E njëjta gjë vlen edhe për protokollet e diagnozës dhe trajtimit për çdo shërbim. Gjithnjë sipas këtij vendimi më të fundit, Spitalet dhe ISKSH-ja janë të detyruara të llogarisin koston e çdo shërbimi, në përputhje me standardet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë brenda 1 viti pas miratimit të standardeve dhe protokolleve të diagnozës dhe të trajtimit, që do të thotë se kanë afat deri në tetor 2011... Vini re, në këtë vendim flitet për kosto të çdo shërbimi dhe jo vetëm për kosto të një protokolli të plotë mjekimi, gjë të cilën e veçon në sqarimin e tij ministri Petrit Vasili, dhënë në telefon për gazetën « Ballkan ».
Vendimi i Ministrit Vasili që urdhëronte vendosjen e tarifave të reja
Urdhër nr. 559, dt. 26.10.2009
Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 527, dt. 1.11.1993 “Për përcaktimin e çmimeve në sistemin shëndetësor shtetëror” si dhe në urdhrin nr.116, dt.30.03.1999 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave dytësore në institucionet shëndetësore”: Urdhëroj: Aplikimin ed tarifave për shërgbimet mjekësore ndaj pacientëve, sipas listës bashkëlidhur këtij urdhri. Drejtoritë e institucioneve Shëndetësore të afishojnë listën e tarifave në vende të dukshme në ambientet ku ofrohen shërbime mjekësore si dhe të marrin masat për zbatimin e këtij urdhri. Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të afishojnë listën e tarifave në vende të dukshme në ambientet ku ofrohen shërbimet mjekësore si dhe të marrin masat për zbatimin e këtij urdhri. Urdhrat nr. 418, dt. 23.12. 2003 dhe nr. 10, datë 17.01.2005, shfuqizohen.
Fjala e ministrit
Qytetari paguan vetëm ¾. Ndërkohë që Maqedonia paguan 11%, qytetari me të arhdura modeste paguan shumë pak dhe përfiton shumë më tepër shërbiin shëndetësor dhe përdfito shërbime, që nëse nuk do të ishte i siguruar, nuk do të mund ti paguantre dot, as me kursimet e gjithë jetës.
Shëndetësia publikeshqipotrae përfiton fonde, por fondet në dispozicion të saj duhet të ishin shumë më të mëdha se kaq, por këto janë mundësitë tona për momentin.
Rritja e pritshmërisë së njerëzve dhe zbulimi shumë i shpejtë i sëmundjeve ka rritur kërkedat ndaj shëndetësisë. Ka rritjer të vazhedueshme të financimit, por rritjae flksit të njerëzve...ka sjellë këtë.
Shëndetësia kushton shumë dhe tarifat e shërbimeve tona janë realiste dhe normale. Tarifat e mëparshme kanë qenë poshtëruese për punën që bëhej. Një vizitë kushtonte vetëm dy mijë lekë të vjetra.Ishte një pozicion i turpshëm i institucioneve publike të shëndetësisë. Spitalet dhe ambulkancat shtetërore përballojnë mbi 90% të ngarkesës mjekësore të vendit (domethënë shumë pak merr privati). Tarifat janënë një raport mes qytetarit që nuk paguan dhe sistemit të shëndetësisë publike. Tarifat më të rëndësishmne ndodhen natyrshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Atje janë kualitetet tona më të larta, profesorët më të njohur.
Thelbi i reformës është sistemi i joinformalitetit, abuzimit me shërbimet mjekësore publike.
Me tarifat e reja mbrohen pensionistët, inva;lidët, të gjithë ata nën skemën e sigurimeve shpoqërore.Është një system nga më socialët në Europë. Në krye të Europës është vënë vetë kryeministri i vendit. Reforma do vullnet politik. Ideja e një Shëndetësie gratis duhet të perëndojë një herë e përgjithmonë. Edhe në diktaturë Shëndetësisa ka qenë shumë e shtrenjtë, por kamufloheshin. Shqiptarët paguajnë për sigurimin shëndetësor vetëm 3.4% të të ardhurave të tyre
Pjesa spitalore e sistemit është ajo që kërkon më shumë para.
Shqiptarët flasin me pasion për strtukturat spitalore që kanë parë apo ku janë kuruar nëçër botë, por në asnjë nga këto struktura nuk janë larguar pa paguar shuma të mëdha parash me mijëra euro. NË cdo hap në këto spitale u është paraqitur fatura për shpënzimet. Nderim punës së jashtëzakonshme të personelit shëndetësor publik. Janë me miliona viyita mjekësore që përballohen, me dhejtëra mijëranndërjyrje kirurgjikale. Kemi shumë përdorues makinash në Shqipëri. Sa prej atyre që paguajnë siguracionin e makinës, paguajnë sigurimin shëndetësor?
(Kujt ia thitë këtë pyetje ky, publikut?!)
Të gjitha paratë që mblidhen nga sigurimet shëndetësore janë në dispozicion të syve të qytetarëve. Tarifat po ashtu ajën trasnparente, të afishuara Qytetari jashtë sistemit të sigurimeve mund të përzgjedhë. Me tarifat, edhe ajo ngarkesë abuzive njerëzish, me një dhimbje të thjehstë koke apo një shqetësim tjetër ,minor, që pushtonte spitalet tona, kalon tani nëpër poliklinika. Këtej e tutje do tëshpenzojmë sipas kostove, me përgjegjësi. Do të synojmë që edhe pacienti të shërohet, edhe kostoja të mosn shpërdorohet. Tarifat janë një element periferik i reformës. TArifat e ekzaminimeve mjekësore në laboratoret publike ja ë sa gjysma e shërbimeve të njëjta në laboratorët privatë.
Shqipëria ëshrtë një vend normal si gjithë të tjerët, nuk është një oaz komunist shërbimesh.. Mbi 80% të sigurimit shëndetësor e subvencionon shteti, por qytetarët duhet të kontribuojnë që asnjëherë spitalet tona të mos kenë mungesailaçesh. Në dy-tri muajte fundit, rritja e numrit të të siguruarve ka qenë spektakolare. Mendoja se do të rritej, por jo në këto nivele. Në spitalet tona publike tani cdo gjë funkisonon mbi bazën e recepsioneve, normalisht qytetari nuk mund të kontaktojë drejtpërdrejt mjekun, Numri it ë pasiguruarve nëpër spitale është i paktë. Nëse të pasiguruarve u shërbehet paçagesë, mjeku detyrohet të lërë detyrën.
ISKSH
-Qëkur filluar punimet për ngritjen e spitalit të ri në QSUT, ka një coroditje të lëvizjeve dhe është vështirësuar komunikimi brenda kësaj lafgjeje të madhe spitalore”.
Për mirëefunksionimin e QSUT-së është i domosdoshëm edhe një dizajn total i infrastrukturës, të kemi rrugë më të mira, dhe fluks pacientësh të mirëorinetuar.Kuptohet, ky është një plan i parashikuar prej shumë vitesh, fatkerqësisht pati një ndryshim gjatë rrugës kurse tani ky plan do të zbatohet ashtui sic është miratuar nga organizmat ndërkombëtarë. Ai plan i ndërprerë ka bërë që për momentine dhe rrugët traduicionale të QSUT-së janë ndërprerë, por shumë shpejt, pranë ndërtesës aktuale të re do të ndërtohet parallel me të ndërtesa e dytë dhe ai do të jetë principali ispitaleve. Spitalet e tjera që janë të amortizuara shumë nga koha, ose do të ndërrojnë destinacion ose do të demolohen, kurse spitalet që mirëmbahen reltivisht mirë, që janë struktura imobilare të qendrueshme ato struktura do të restaurohen ose do të ndërrojnë destinacion, pra, në master-planin e përgjithshëm do të kjetë një zgjidhje adikale, Ne nuk do të presim derisa trë aplikohet faza e dytë e këtij masterplani, që do vitet e saj, por që tani arkitekti i spitalit po punon intensivisht për të hartuar një dizajn sa më efikas të fluksit të pacientëve dhe të makinave, të parkuimit, të familjarëve dhe do të ketë një disiplinim absolute të spitaleve me shtretër, që hyrjep-daljet në –
Mungesa e hotelerisë pçër vizitorët që kanë të ashtrar të afërmit është mjaft evidente në QSUT. Duke tsi periferike si problem, gjithsesi, ata njerëz që shtrihen me një batanije në korridoret pas dyerve të reanimacionit apo ato nëna që rrinë gjthë natën të raskapitura tek pediatria janë pamje që dikë duhet të shqetësojnë…
Emerrgjencë e jona është stabilizimi i shërvimit të urgjencës. K është nhë nga pikat më të dobëta, kur pacienti, me alarmin që ka sëmundja, vjen dhe përplaset aty bashkë me ankthin edhe me mosbesimin ndaj mjekëve që punojnë aty. Ne po priremi ta stabilizojmë këtë siutuartë. Nëse një pacient është për urgjencë, ai nuk duhet të rrijë në karrige, as në barelë. Të parit duhet ti ofrojmë ndihmën. Spitali i ri do ta zgjidhë këtë problem sepse vë në funksion të urgjencës 60 sjhtretës, 15 shtrëtër reanimacioni dhe 18 shtretër për spitalin ditor i ciki do të bëjë observimin gjastë ditës.
-Cfarë do të jerë ky spital ditor?
Ky do të jetë pjesë e urgjencës, por do të jetë për observim, për ndejkje 24 orë të pacientit, pas kësaj aim und të kthehet në shtëpi, ose do të shtrohet në pavijonet respective. Problem ii dytrë që ngrini është a ii familjarëve. Për momentin është e vështire të bëhet diçka. Porn ë master-planin e parashikuar për këtë qëllim, strukturatqë thashë më lart që do ta humbin funksionin e tyre hospitalor, mund të kalojnë në hoteleri për familjarët, me pagesë. Kjo do t;i përkasë së ardhmes.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010