Gabriele rrëfen krimet e Ushtrisë së Kuqe pas 65 vjetësh
Autori i Lajmit: redaksia
Berlin – Një grua gjermane mendohet të jetë viktima e parë e 2 milionë vajzave gjermane të përdhunuara nga ushtarët e Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore, duke thyer kështu tabunë dhe folur për herë të parë për këto krime. Libri i Gabriele Koepp, “Përse duhet të isha vajzë” flet për përdhunimet e Ushtrisë së Kuqe, ndërsa ata marshonin në Berlin, është i pari rrëfim me emër të vërtetë të viktimës që publikohet që nga ajo kohë. Ushtarët nxiteshin nga udhëheqësi i tyre komunist, Josif Stalin, për ta konsideruar një krim të tillë si shumë të lehtë pas pushtimit të vendit të tij nga Hitleri që la 26 milionë rusë të vdekur. Gabriele Koepp, tashmë një grua 80-vjeçare, është gruaja e parë gjermane që vendosi të rrëfejë krimet e sovjetikëve pas marshimit të tyre në Berlin në vitin 1945. Autoritetet ushtarake ruse vazhdojnë ta mohojnë që diçka e tillë ka ndodhur. Frau, komm “Grua, hajde” ishte fraza e zakonshme e që dëgjohej nga gojët e ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe. Në javët pas rënies së Berlinit, përdhunimet u shndërruan në një epidemi aq sa e detyroi dhe Kishën Katolike të konsideronte abortin për disa nga viktimat e kësaj dhune. Edhe sot, zonja Koepp ka probleme me gjumin. Ajo nuk ka pasur asnjë marrëdhënie pas kësaj eksperience të tmerrshme. “Nuk do të isha në gjendje të ndieja diçka për një person”, - tha ajo. “Për mua seksualiteti ishte thjesht dhunë”. Vetëm një rast përdhunimi në librin “Një grua në Berlin” ishte bërë publik që pas Luftës. “Gruaja për të cilën fliten në atë libër ishte 30 vjeçe”, - thotë zonja Koepp. “Unë atëherë isha pak a shumë një fëmijë. Vendosa të shkruaj për të shkuarën time, sepse nuk kisha zgjedhje tjetër. E kush tjetër do ta bënte? Gjithsesi, libri i zonjës Koepp nuk flet vetëm për eksperiencën e saj, por dhe të gjitha viktimave të dhunës sovjetike. Ekspertët, të cilët kanë intervistuar disa prej tyre thonë se që kur 5 milionë trupat sovjetike mbërritën në kryeqytetin nazist, ata kanë përdhunuar mesatarisht 12 herë. Viktimat e dhunës seksuale varionin nga mosha 8-90 vjeçare dhe shumë prej tyre u përdhunuan deri në vdekje. Në intervistën që dha zonja Koepp për revistën gjermane “Der Spiegel”, ajo tha: “Ishte data 25 janar 1945, unë isha 15 vjeçe dhe mamaja më kishte thënë që ti bëja valixhet gati, që të braktisnim shtëpinë, pasi rusët ishin afër. Ne jetonim në Schneidemuhl, në ish- rajonin gjerman të Pomeranisë, i cili sot ndodhet në Poloni dhe njihet si Pila. Unë dhe motra u fshehëm në trenin e gjësë së gjallë që u nis ditën tjetër, i cili duhet të nisej drejt Berlinit”. Kur ushtarët sovjetikë erdhën në banesën ku vajzat u strehuan, ata gjetën Gabrielën dhe e përdhunuan dy herë në një fshat të vogël. Që prej atij momentit dy motrat nuk u panë më kurrë me njëra-tjetrën. “Ndieja urrejtje brenda meje”, por më kujtohet se nuk desha kurrë lot”, - shkruan Gabi. Kjo eksperiencë e tmerrshme vazhdoi për dy javë me radhë në një fermë ku ajo mbahej e fshehur nga sovjetikët. Koepp u bashkua me nënën e saj pas 15 muajsh në Hamburg, por tregon se nëna i kishte qëndruar ftohtë kur kishte mësuar çka kishte ndodhur. Sipas Koepp, nëna e saj ndihej fajtore që i kishte lënë dy vajzat e saj të udhëtonin të vetme. Libri i sapodalë në Gjermani pritet të përkthehet në gjuhën angleze shumë shpejt.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010