Duro: “Pashë lojtarë me të dhëna premtuese”

Dash Frashëri
"Pashë katër-pesë lojtarë me të dhëna premtuese për të ardhmen", - ky është përfundimi që e kënaq trajnerin e përfaqësueses U-17 të Shqipërisë, Shpëtim Duro, edhe pse për të thënë të vërtetën përfaqësuesja jonë më e vogël nuk bëri atë paraqitje që i gjithë opinioni sportiv në vend priste, duke zënë vendin e fundit në grup, në eliminatoret e para të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. FATI I KEQ - Pas humbjes me Holandën (0-3), trajneri i përfaqësueses U-17 të Shqipërisë, Shpëtim Duro, nuk e pati me shumë dëshirë të dilte para gazetarëve. Kur skuadra e tij humbi me Francën me dyfishin e golave (0-6) në ndeshjen e dytë eliminatore për Kampionatin Europian U-17, ndihmësit të teknikut Oto Baric në Kombëtaren A i ra qielli mbi kokë. "Holanda dhe Franca janë superskuadra, por dhe gjatë dy ndeshjeve kundër tyre, në momente të vecanta, skuadra shuhej dhe kjo tregon se skuadra jonë e nën-shtatëmbëdhjetëvjecarëve, e cila ka vetëm 3-4 muaj që është formuar, ka nevojë të fitojë përvojë". Dy skuadrat me emër të madh në Europë, të cilat edhe u kualifikuan për në turin e dytë të Kampionatit Europian U-17, erdhën në Shqipëri me lojtarë të formuar në akademitë sportive më prestigjioze të Europës. DEFEKTI KRYESOR - Takimi i tretë kundër Letonisë (1-1) ishte edhe mundësia e fundit e Shqipërisë për të treguar dicka nga futbolli i saj i moshave. Ndeshja u zhvillua nën një shi të rrëmbyeshëm të ditës së diel dhe në një terren të rënduar në "Selman Stërmasi", por kuqezinjtë e vegjël dhanë shpirtin në fushë për të marrë pikën e nderit në Grupin 10, por edhe për të shënuar të paktën një gol (Dosti me penallti), kur pësuan në tre takime dhjetë të tillë. "Pavarësisht nga rezultati i barabartë, jam shumë i kënaqur nga mënyra si reagoi skuadra ndaj Letonisë. Në të gjitha situatat ishim superiorë gjatë gjithë ndeshjes", - tha Duro, një trajner i suksesshëm me moshat, që defektin kryesor të ballafaqimit të zbehtë të Shqipërisë me kundërshtarë të tillë si Holanda e Franca e shikon te mungesa e përvojës. "Edhe kundër Letonisë patëm raste ku mund të ndëshkoheshim ashpër, që ishte edhe kundërshtari ynë direkt". VAZHDIMËSI NEGATIVE - Lojtarët shqiptarë të thirrur nuk kanë pasur përvojën e duhur, por historikisht U-17 nuk ka shkëlqyer në veprimtari ndërkombëtare. "Po të analizosh të gjitha rezultatet e fundit të U-17, në vitet e fundit kanë qenë negative. Ndërsa po të shikosh paraqitjet e U-19 në këto tre-katër vitet e fundit, rezultatet janë shumë të mira. Kemi arritur në tre vitet e fundit një kualifikim, aq më tepër që gjatë vitit të kaluar ishim shumë pranë kualifikimit. Kjo tregon se lojtarëve tanë u duhet një periudhë kohe për t'u pjekur, sidomos në ballafaqimet ndërkombëtare", - thotë Duro, i cili më parë ka qenë edhe trajneri i U-19 dhe e ka drejtuar me sukses Shqipërinë e kësaj moshe në kualifikueset e Andorës (2006), kur e përfundoi miniturneun me pikë të barabarta me Rusinë e Sllovakinë (nga 6), por u eliminua për shkak të golaverazhit më të dobët(- një gol) OPTIMIZMI I TRAJNERIT – Duro është një trajner karriere dhe këtë e dëshmon edhe profesionalizmi i tij në rritje. Roli i tij si ndihmës i Baricit, njërit prej teknikëve më të mirë në qarkullim, i ka dhënë një tjetër bonus ish-trajnerit të Partizanit. Shpëtimi i përket racës së optimisteve: "Pashë katër-pesë lojtarë me të dhëna premtuese për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishmja në këtë moshë". Tekniku ka drejtuar disa ekipe në Shqipëri si Partizani, Dinamo, Bylis e Apolonia. Ish-futbollisti i dikurshëm e Partizanit ka luajtur shpeshherë rolin e "spiunit" të kombëtares dhe është dërguar me mision nga ish-trajneri Brigel për të ndjekur miqësoren Zvicër-Greqi si dhe ndeshjen zyrtare Greqi-Danimarkë. ELIMINATORET U-17 GRUPI 10 Ndeshjet 23 TETOR Francë-Letoni 1-0 Holandë-Shqipëri 3-0 25 TETOR Shqipëri-Francë 0-6 Letoni-Holandë 1-3 28 TETOR Francë-Holandë 1-0 Shqipëri-Letoni 1-1 Renditja: Holanda 9 pikë, Franca 6, Letonia 1, Shqipëria 1