E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Te Tirana, 3 muaj pa marrë rrogat”

Kështu është shprehur dje një nga pjesëtarët e skuadrës së Tiranës në futboll. "Më datë 29 tetor u mbushën 3 muaj që nuk kemi marrë rrogë", - ishin fjalët e pakta, por plot shqetësim të njërit prej personazheve më të lidhur me bluzën bardheblu, por që nuk deshi të dilte me emër. Në klub të sqarojnë se vonesat janë pasojë e burokracive, për shkak se paratë duhet të kalojnë nga UEFA nëpërmjet llogarisë së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Nga FSHF nuk ka ndonjë sqarim shumë të madh, por zëdhënësi Nurishmi pohon se "ndoshta paratë vijnë në fund të vitit". Sekretari i klubit, Muca ka deklaruar për mediat se "te Tirana nuk janë 3, por 2 muaj rrogë pa marrë", ndërsa donatori Refik Halili thotë me optimizëm se "kjo cështje do të zgjidhet shumë shpejt".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›