Kontrollet ne shkollat e larta, se shpejti tenderi
Pas kerkeses se kryeministrit per pershpejtimin e procedurave per gjetjen e firmes qe do te kontrolloje universitetet tona, kane filluar tashme levizjet per dicka te tille. Sipas nje vendimi te Konferences se Rektoreve, te gjitha universitetet shqiptare, publike e jopublike do t'i nenshtrohen nje kontrolli te imet nga eksperte te huaj. Nese ato rezultojne me probleme ne cilesi, atehere te dhenat do t'i delegohen kreut te dikasterit te Arsimit, i cili duhet te marre masa. Keto te fundit mund te shkojne nga mbyllje e institucionit te arsimit te larte, deri ne heqje te licences per universitetet private. "Do te pajtojme nje kompani te vleresimit te jashtem te cilesise te Institucioneve te Arsimit te Larte, si publik ashtu edhe privat", eshte shprehur Kacani, duke shpjeguar se vleresimi do te paraqese nje renditje me pike jo vetem te Institucioneve te Arsimit te Larte por edhe te programeve te vecanta te studimit, pra per cdo diplome.