Duro Shfrytezova rastin tani ngjitja ne kampionat
Klodian Duro shfaqet modest pas debutimit te shkelqyer me LASK Linz. Mesfushori shqiptar realizoi tri gola ne fitoren qe skuadra e tij arriti ne fushen e FC Solenau ne Kupen e Austrise. Kjo ishte ndeshja ku 32-vjecari debutoi me LASK-un qe prej transferimit ne ekipin e elites austriake. Duro deklaroi Jam i lumtur qe u kualifikuam ne turin tjeter te kupes. Nuk e kam pasur problem qe kam qendruar ne stolin e rezervave gjate dy ndeshjeve te fundit pasi skuadra eshte paraqitur mjaft mire dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme. Per sa i takon trigoleshit shqiptari shtoi Prita shansin tim dhe jam i kenaqur qe u aktivizova ne ndeshjen e kupes. Me pelqen te luaj futboll dhe jam i lumtur qe mu dha mundesia per te provuar nje eksperience te re ne Austri. Ndihem mire ne Linz ndersa skuadra me ka pritur shume mire. Jam i sigurt se do te punojme qe hap pas hapi te permiresohemi edhe ne kampionat. Paraqitja dhe golat e Duros nuk kane qene nje surprize per trajnerin Helmut Kraft. Nuk me habit paraqitja e mire e Klodianit pasi ne i njihnim aftesite e tij. Jam i lumtur qe debutimi i Duros ishte kaq pozitiv ne nje ndeshje ku ai arriti te shenonte tri gola tha tekniku i LASK Linz.