Polonia liron shefin e qeverise cecene ne mergim
Shefi i qeverise cecene ne mergim Ahmed Sakajev i arrestuar ne Poloni ne baze te nje flete-arresti nderkombetar nga Rusia eshte lene serish i lire. Nje gjykate e qarkut ne kryeqytetin Varshave refuzoi kerkesen e prokurorise per mbajtjen e Sakajevit ne paraburgim per 40 dite. Rusia e kerkon Sakajevin per shkak te dyshimeve per aktivitete terroriste dhe kerkon ekstradimin e tij. Sakajevi i cili ka vizituar disa here Polonine donte te merrte pjese ne Kongresin Boteror te Ceceneve ne Pultusk afer Varshaves. Autoritetet polake e kishin kercenuar ate me arrestim por njekohesisht kishin sinjalizuar se arrestimi i tij nuk do te thote patjeter edhe ekstradim ne Moske. Kryeministri Donald Tusk tha se vendi i tij nuk eshte i gatshem te zbatoje urdhrat e Rusise. Sakajevi ka kerkuar ne vitin 2003 azil politik ne Britanine e Madhe.