Sfida europiane per Henen
Kete here ndoshta gjerat do te shkojne sic duhet. Gara per te arritur Henen ka perfshire edhe europianet. Thuajse gjysme shekulli nga ndermarrja e jashtezakonshme ne satelitin tone e Apollo 11 dhe e astronauteve te famshem Armstrong Aldring dhe Collins nje anije kozmike europiane do te provoje uljen ne Hene.
Kete here behet fjale per nje anije pa pilot qe do te telekomandohet nga nje anije me e vogel e cila do te jete prane se madhes. Dhe ajo vete do te mbeshtetet ne ndihmen qe do ti jape Stacioni Hapesinor Nderkombetar. E gjithe kjo ndermarrje deri dje dukej nje fantazi shkencore me nje probabilitet shume te vogel per tu bere realitet por ja qe kohet dhe teknologjia ndryshojne me shpejtesi dhe kjo ben te mundur edhe ndryshimin e planeve dhe perspektivave te ndryshme. Organizatorja dhe realizuesja e kesaj endrre henore eshte Agjencia Europiane e Hapesires ESA e cila eshte e vendosur per ta shnderruar vizionin e saj ne nje realitet dhe ne nje kohe sa me te shpejte. Madje europianet ne kete rast duan qe pse jo te tejkalojne edhe vete amerikanet ne garen per te arritur Henen dhe sigurisht edhe faktorin me te ri por gjithashtu te fuqishem hapesinor Kinen.
Gara drejt Henes nuk ka marre fund dhe ne jemi te bindur qe Europa mund te shnderrohet ne kontinentin e pare qe do te coje ne Hene satelitin e pare objektivi i te cilit do te jete nje qendrim relativisht i gjate thote nje nga drejtuesit e objektit henor ne Agjencine Europiane. Dhe per kete qellim kane vendosur qe te marrin masa konkrete domethene masa financiare. Behet fjale per nje fond te vleres 6.5 milione euro i cili do te pasohet nga keste te tjera ne kohen e duhur. Nderkohe plani konkret ndodhet dhe po perpunohet ne studion e Agjencise Europiane dhe ne duart e teknikeve e inxhiniereve te saj. Pra kemi te bejme me nje revolucion te vertete edhe pse me afate pak te zgjatura. Deri me tani Agjencia Hapesinore Europiane nuk kishte ndermarre asnje lloj misioni te nje permase dhe ambicieje te tille. Gjerat pak a shume do te funksionojne ne menyre te tille. Anija qe do te transportoje sonden do te duhet qe fillimisht te shkoje ne orbiten e Tokes. Nisja do te behet nga baza e Guinese franceze. Plani eshte i teri i hedhur ne leter dhe ne nje stad shume te avancuar. Misioni duhet qe te kryhet gjate harkut kohor 2016-2018. Ideja eshte qe sonda europiane te perfundoje ne token e Henes per nje kohe relativisht te gjate edhe pse kete here nuk do te kete njerez te pranishem ne kete zbritje pra nuk mund te flasim aspak per nje faktor emocional ne kete rast. Dhe si pasoje nuk do te kete as fotografi nga ato qe bene astronautet e Apollo 11 me rastin e zbritjes se njeriut te pare ne Hene. Brenda sondes ndodhet nje pajisje e posacme eksploruese e cila do te mbaje mbi vete flamurin blu me yje te Bashkimit Europian. Qellimi i qendrimit te sondes ne Hene do te jete ai i eksplorimit te tokes dhe te kushteve te ndryshme atmosferike te saj. Te gjitha te dhenat do te japin nje informacion shume te hollesishem mbi nje teresi elementesh ekzistenciale te planetit dhe jo vetem per Henen por edhe per Token dhe madje per te gjithe sistemin tone diellor. Sepse kete here kerkimet behen nga nje tjeter kendveshtrim ai henor dhe sipas shkencetareve edhe surprizat do te jene te medha.
Kur e rrefen nje mision te tille me fjale duket si dicka shume e thjeshte dhe lehtesisht e realizueshme por ne fakt behet fjale per nje mision mjaft kompleks dhe te nderlikuar qe do te beje bashke nje teresi faktoresh dhe komponentesh. Gjithashtu duket nje mision qe krahasuar me ate te Apollo 11 eshte shume me i vogel ne permasa dhe ndikim ne historine njerezore e ate shkencore. Por ne fakt behet fjale per nje sfide teknologjike shume te veshtire dhe mbi te gjitha ky mision do te jete nje prove dhe nje pikenisje edhe per misionet e ardhshme jo vetem europiane por edhe ato boterore ne hapesire. Sipas drejtorit te projektit gjeja me e veshtire eshte zhvillimi i teknologjive te sigurta dhe afatgjata qe operojne ne kushtet e nje planeti apo trupi tjeter qiellor. Nje pajisje qe ulet ne Hene duhet se paku dhe ne radhe te pare te jete ne gjendje qe te percaktoje me hollesi relievin e vendit ku do te zbarkoje apo do te operoje dhe kjo kerkon nje teknologji shume te perparuar.
Nderkaq puna eshte bere shume intensive ne Qendren Hapesinore Europiane qe po con perpara projektin me te rendesishem te saj dhe kjo po behet permes shume provave te ndryshme dhe simulimeve te kushteve henore nga Toka. Pyetja qe shume njerez bejne ne fakt eshte se perse ne vend qe te shkojne ne Hene ku kane qene nje here shkencetaret nuk vendosin qe te ndermarrin nje mision qe kete here te eksploroje Marsin Sipas specialisteve duhet theksuar se ky mision henor do te behet ne nje zone qe nuk eshte eksploruar me pare qe do te thote se nuk behet fjale per nje perseritje misionesh por per nje risi. Behet fjale per Polin e Jugut te satelitit qe eshte me shume interes per sa u perket misioneve te ardhshme njerezore qe do te ndermerren ne Hene. Kjo sepse pikerisht zona ne fjale eshte e pasur ne rezerva potencialisht te nevojshme si per shembull thuhet se ne kete pjese mund te kete uje. Por mbi te gjitha Hena eshte zgjedhur si objektivi i misionit te agjencise edhe per arsyen se ajo eshte me lehtesisht e arritshme nga Toka me teknologjine ekzistente ndersa objektivi me i larget do te kerkonte shume me teper impenjim dhe kohe per tu realizuar.