Orhan Mustafi, po "prisnim" nje telefonate
Aranit Muraci
Zyrtare te Federates Shqiptare te Futbollit dhe trajnere te ekipeve kombetare te Shqiperise kishin kohe qe "prisnin" nje telefonate nga Orhan Mustafi. Por sulmuesi eshte vonuar shume, ndoshta prej moshes se re nuk e ka kuptuar pritjen. Zvicra nuk i ka dhene me kohe te prese dhe as te mendohet. Kishin kohe qe e kishin pikasur talentin e Mustafit, keshtu qe zyrtaret e federates zvicerane kane vepruar, per te mos u vonuar me, duke e motivuar lojtarin shqiptar qe te pranonte oferten e vendit te tyre. Mustafi eshte pajisur shume shpejt me pasaporte zvicerane dhe pritet te luaje me kombetaren, U-21 te ketij vendi. Kuqezinjte humbem nje tjeter talent shqiptar, si shume te tjere. Shqiptari qe luan ne Zvicer, Orhan Mustafi mori se fundmi nenshtetesine zvicerane dhe nuk e fitoi krejt rastesisht ate. Nenshtetesine e ka marre me proceduara te pershpejtuara, qe te lejohet te luaje me kombetaren e ketij vendi, qe ne grumbullimin e radhes.
Interesimi
Mesohet se Federata Shqiptare e Futbollit, disa kohe me pare kishte shfaqur nje fare interesi per te, por asnjehere nuk i eshte permendur emri. Thjesht eshte kontaktuar, por ende nuk behet e qarte se deri ku shkuan bisedimet dhe perse ai refuzoi fanellen e kombetares. Edhe Maqedonia ka kerkuar qe ta perfshije ne radhet e saj, duke qene se futbollisti ka lindur ne Kumanove. Dhe menjehere sapo u mesua lajmi se Mustafi kishte marre pasaporten zvicerane, zyrtaret e federates fqinje, jane vene ne presion dhe eshte bere zhurme per mosinteresimin e duhur te pales maqedonase. Sulmuesi 18-vjecar, i lindur ne Maqedoni, ka shenuar edhe gola me Bazelin, ne kampionatin e Zvicres. Federata Maqedonase e Futbollit ka dashur te kontaktoje me lojtarin, sikurse dhe federata jone e futbollit, por ne nje perfshirje trepaleshe ka triumfuar Zvicra.
Lojtari
Orhan Mustafi ka lindur ne 04/04/1990 ne Kumanove te Maqedonise. Ne moshe fare te vogel ai levizi drejt Zvicres ku filloi te luante futboll me ekipin e Grashopersit. Ne vitin 2006, Mustafi kaloi te Zyrih, ekipi me te cilin beri debutimin ne kampionatin zviceran. Kete vere ai iu bashkua kampioneve te Zvicres, Bazel, ne nje kalim te lire. Ne nje ndeshje miqesore me Lezhian e Varshaves ai shenoi dy gola dhe fitoi te drejten per te qene pjese e ekipit te pare te skuadres me te mire ne Zvicer. Me karakteristikat e tij te shkelqyera, edhe pse 18 vjec ai ka fituar te drejten per te qene titullar, madje ka luajtur ne nje ndeshje te fundit ne Zvicer dhe ka shenuar dy gola ndaj Vaduz, brenda 7 minutave loje. Talentit shqiptar i eshte bere jehone ne Zvicer.
Valon Behrami
Me origjine nga Kosova, aktualisht eshte pjese e kombetares se Zvicres, ka pasur nje histori te ngjashme. Ndryshimi ishte se Behrami, asokohe kohe luante me Veronan ne Seria A. Kombetarja jone u interesua me gjate per t'i dhene shtetesine kosovarit, por pas nje beteje per disa muaj, ne fund fitoi kombetarja e Zvicres.
Sotir Nini
Rasti i fundit i lojtarit Mustafi ngjason me ate te nje tjeter talenti shqiptare, qe luante ne Greqi, Sotir Nini. Ne fakt eshte lakuar gjate kalimi i shqiptarit qe preferoi fanellen e kombetares se te rinjve te Greqise. Pala greke i dha nenshtetesi me procedura te pershpejtuara Ninit, sikurse veproi Zvicra me sulmuesin Mustafi.