E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster / Tefta Qurku : "Pse u shkri "Luftetari" 50 vjecar"

Opinioni sportdashes ne qytetin e Gjirokastres, vazhdon te kerkoje gjetjen e mundesive per mos mbylljen e ekipit 50 vjecar te basketbollit te femrave. Ne nje interviste per gazeten "KJ", Tefta Qurku, e cila se fundi ka qene trajnere e ekipit, shpjegon disa prej shkaqeve qe cuan ne mos pjesemarrjen e basketbollisteve gjirokastrite ne sezonin e ri sportiv. Gjate ndeshjeve te luajtura basketbollistet gjirokastrite kane kapur majat e ketij sporti ne rang vendi, duke u bere fituese te tete trofeve sportive.

Zonja Qurku, cili eshte opinioni juaj per shkrirjen e ekipit te "Luftetarit" ne basketboll per femra?

Me vjen shume keq per kete fakt. E drejtoj kete ekip prej kater vitesh. Kam punuar me pasion te jashtezakonshem, sikurse edhe vajzat gjirokastrite. Nuk e kam krijuar une kete ekip, por ka ekzistuar prej vitesh. Madje "Luftetari" i basketbollit te femrave eshte drejtuar nga trajnere shume te mire. Por kushtet bene qe te vijme ne kete moment te mbylljes se skuadres.

Cilat jane me konkretisht shkaqet qe cuan ne shkrirjen e ekipit?

Perfaqesuesit e bashkise se Gjirokastres na komunikuan, se kjo mase erdhi si shkak i mungeses financiare. Per mua kjo eshte fatkeqesia me e madhe per nje qytet. Ne qofte se kerkojne civilizim, ate e bejne emancipimi qe duhet te kemi per femren shqiptare dhe aq me teper Gjirokastra, e traditave ne vecanti. Vajzat kane qene me nje perkushtim te jashtezakonshem por dihet se ne ekonomine e tregut duhen financime. Rezultatet e ekipit vitet e fundit nuk ishin te deshirueshme. Kuptohet jo se nuk kemi dashur, jo se nuk kemi deshiruar por mbeshtetja ka qene ne minimum. Ne anen financiare dhe nje uniforme i kemi bere gjithcka me forcat tona, duke kerkuar mbeshtetje financiare ne firmat dhe bizneset e ndryshme. Nuk kemi pasur mbeshtetje pervec pageses minimale qe eshte dhene nga bashkia edhe per udhetimet. Kjo nuk beri te mundur qe sporti i basketbollit te vazhdonte.

Si e shihni te ardhmen e basketbollit gjirokastrit per femra?

Une mbroj idene se shkrirja e ekipit nuk duhet te ndodhte. Aktualisht jo shume qytete kane ekipe basketbolli, por Gjirokastra eshte e vecante dhe radhitet me qytete si Tirana, apo Korca. Por cudia e radhes eshte se po e mban basketbollin e vajzave qyteti i Permetit, i cili nga fondet e bashkise eshte shume me i varfer se Gjirokastra. Madje Permeti, meqe ekipi gjirokastrit u shkri, bleu tre vajzat me te mira qe kishte ekipi i "Luftetarit". Ato aktualisht jane bere pjese e skuadres se basketbollisteve te Permetit.

Intervistoi : Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›