Sherri mes grave, harron hardhite e fqinjit
Fier- Sherri mes dy grave fqinje me njera-tjetren sjell hakmarrjen e nje 20 vjecari, duke sharruar 50 rrenje hardhi. Policia e Fierit ndaloi diten e djeshme si te dyshuar Taulant Zazaj, banues ne Ruzhdie, ndersa denoncimi ishte bere nga familja e demtuar e Behar H. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se henes, ne fshatin Siqece, kur Taulant Zazaj dyshohet se ka hyre ne kopshtin e fqinjit me nje sharre ne dore, duke i demtuar hardhite. Policia tha pas hetimeve paraprake, se shkaku i ngjarjes mendohet te jete debati i nenes se 20 vjecarit me gruan e Behar H, per motive te dobeta. Ndersa ka pare te riun qe sharronte pemet, gruaja ka njoftuar komisariatin e policise qe ka nisur nje fugon me efektive ne vendngjarje. Pas disa ore kerkimesh eshte bere e mundur qe te ndalohet i dyshuari Zazaj, ndersa ne cilesine e proves materiale eshte gjetur edhe sharra.
Xh.B.
Xh.B.