Perfundojne tenderet e ilaceve, gati furnizimi
Pjesa me e madhe e tendereve te barnave ka perfunduar ne Qendren Spitalore Universitare, por duhet gati nje muaj per te bere disbursimin e fondeve. Nderkohe, Kontrolli i Larte i Shtetit vazhdon ende te verifikoje abuzimet e kryera ne spitale. Perfundimi i tendereve erdhi si per shkak te shtyrjes se afateve nga ana e Keshillit te Ministrave. Afati skadonte ne tetor, ndaj qeveria vendosi shtyrjen e afateve, per shkak se rrezikohej djegia e fondeve. Drejtoresha e Qendres Spitalore Universitare te Tiranes, Gjeorgjina Kule deklaroi para pak kohesh se QSUT ka filluar prokurimet per tenderet, qe duhej te ishin bere qe ne mars dhe prill te ketij viti. Ndersa, ka leshuar alarmin se afatet skadojne brenda tetorit. Behet fjale per 8 procedura tenderimi per blerjen e ilaceve, aparaturave te zemres, preparateve citostatike, etj. "Ne aktualisht po bejme nje pjese te prokurimeve qe duheshin bere qe ne mars. Jemi para nje fakti qe ne fund te tetorit duhet te mbyllen te gjitha proceset e prokurimit dhe shpesh here jemi gjendur para te papriturave. Per kete arsye, kemi frike se nuk do te arrijme t'i realizojme dot deri ne fund te tetorit, sepse periudha eshte shume e shkurter", ka deklaruar drejtoresha e QSUT, Gjeorgjina Kule. Ndersa rreziku per djegien e fondeve ka marre fund. Prokurimet jane kryer dhe koha kur do te behet furnizimi, eshte e afert.