I mituri, atentat me "kallash" dy borxhlinjve
Patos- Nje 15 vjecar tenton te vrase me "Kallashnikov" dy adoleshente, pasi prej dy muajsh nuk i shlyenin borxhin prej 15 mije lekesh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se henes ne lagjen "Naftetari" te qytetit te Patosit, ndersa uniformat blu arrestuan pas shtate oresh kerkimi, te miturin e dyshuar, Mateo Pasha. Burime policore thane se shkaku i perplasjes ka qene shitja e tre qengjave, tek te rinjte A. Sula, dhe F. Sanxhaku, te cilet i kane kerkuar me qellim, festimet ne malin e Tomorrit per diten e shenjte te Kulmakut, feste e Bektashinjve. Afati i vendosur nga i mituri ka qene dita e hene, por leket nuk i jane kthyer. Ne shenje presioni dhe njekohesisht hakmarrje, Pasha ka marre nje arme automatike, duke qelluar mbi dy te rinjte, por pa mundur t'i demtoje.
Te demtuarit sipas burimeve zyrtare te policise qe hetuan krimin, kane qene duke udhetuar me nje automjet tip "Benz" me ngjyre te bardhe, me targa FR 1259 C. Gjate rrefimit, i dyshuari ka thene se nuk donte qe t'i vriste, por vetem t'i trembte me qellim qe ata ta paguanin per qengjat.
Xh.B