Duro, gol tripikesh, tani në kuotën 6Ky ishte goli i gjashtë sezonal i ish-futbollistit të Tiranës (në 24 ndeshje) dhe i 11-ti në total, duke marrë në konsideratë edhe pesë golat e tjerë në Kupën UEFA dhe kupën e Qipros.

Klodian Duro me golin e tij në minutën e 91-të (asist i Dikumanës) kompletoi fitoren 2-0 të Omonias ndaj Ael Limasolit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare hyri në lojë me fillimin e pjesës së dytë në vend të Kasekes.
Ky ishte goli i gjashtë sezonal i ish-futbollistit të Tiranës (në 24 ndeshje) dhe i 11-ti në total, duke marrë në konsideratë edhe pesë golat e tjerë në Kupën UEFA dhe kupën e Qipros.
Për 31-vjeçarin Duro spikat këtë sezon “tripleta” në fitoren 4-1 kundër APEP Kiniras (java 13, 14.12.2008)
Altin Haxhi luajti gjatë 90 minutave në barazimin 1-1 në transfertë kundër Anorthosis Famagusta të Arjan Beqajt (ende i parikuperuar).
Kampionatin qipriot pas 30 javësh e kryeson bindshëm Apoel i Haxhit me 79 pikë, Omonia e Duros me 73 pikë, ndërkohë që Anorthosis Famagusta është e treta me 66 pikë.
E Hene, 27 Prill 2009