Duro i kënaqur: Fillimi i mbarë "gjysma e punës"
Edhe pse në efektet e një krize të rëndë
financiare, e cila nuk duket se do ta
gjejë një zgjidhje të shpejtë brenda klubit,
por e ka "shtrirë dorën" jashtë tij, Partizani
arrin të rrëmbejë një fitore në Ballsh dhe
të shohë më shumë mundës për të
shmangur një rënie të mundshme në një
kategori më poshtë. Të shtunën, të kuqtë
kanë mundur 1-0 Bylisin në shtëpinë e
këtyre të fundit, duke fiksuar fitoren e tretë
në këtë sezon, por të dytën në transfertë,
pas asaj ndaj Lushnjës në fazën e parë.
Kjo fitore ka kënaqur trajnerin Shpëtim
Duro, i cili si të gjithë lojtarët, preferoi të
mos e braktisë klubin në momentin e tij
më të vështirë. "Sigurisht që jam i kënaqur,
pasi kjo ishte një fitore e rëndësishme
për ne dhe theksoj se ky është një fillim i
mbarë për këtë pjesë të sezonit, thotë
trajneri i Partizanit, i cili, duke vlerësuar
kundërshtarin, por edhe situatën e trazuar,
në të cilën ndodhen të tijtë, e kishte
parashikuar si një sfidë të vështirë
ndeshjen. Sërish theksoj, ashtu siç e kam
shprehur edhe më parë, kjo transfertë
ishte e vështirë për ne dhe ne ia dolëm
mbanë. Arbitrimi ishte korrekt në këtë
ndeshje, mund të them edhe më korrekti
nga të gjitha ndeshjet e tjera. Bylisi kishte
rastet e saj për të shënuar, në përgjithësi
luajtën një lojë të mirë. Gjithsesi, unë i
uroj suksese kësaj skuadre për takimet
që vijojnë".