Kenia, më shumë se 120 viktima nga cisterna
Nuk mjaftonin shtretërit e spitaleve për të sistemuar të lënduarit e një prej incidenteve më vdekjeprurës në Kenian e viteve të fundit. Viktimat e djegura mbushën të dielën korridoret e spitaleve, pasi një cisternë karburanti shpërtheu, ndërkohë që qindra vetë qenë mbledhur për të marrë benzinë pa pagesë. Nga autoritetet vendore mësohet se gjetën vdekjen të paktën 120 persona dhe u plagosën më shumë se 2 qind të tjerë. Ferri vdekjeprurës duket të jetë shkaktuar nga një cigare.