Sportistët, të shqetësuar për fatet e Evropianit
Kampionati Evropian i
Mundjes është në prag,
ndërkohë që në Federatën e
Mundjes, drejtuesit e rinj
ende nuk e kanë kapur në
dorë si duhet situatën. Por një
gjë e tillë nuk po i shkon për
shtat sportistëve dhe
trajnerëve të tyre, të cilët po
përgatiten për të zbritur në
tapet në muajin mars, në
takimet e vlefshme për
Kampionatin Evropian të
Mundjes. 12 nga 15 ekipe
shqiptare të mundjes kanë
kërkuar nga kryesia aktuale
e Federatës së Mundjes që
të sqarojë situatën e krijuar
pas zgjedhjeve të reja.
Përfaqësuesit e klubeve kanë
gjetur rastin të mbështesin
edhe një herë organet e reja
drejtuese, si dhe të shprehin
pakënaqësitë për drejtuesit
e mëparshëm. Trajnerët e
ekipeve si: Kukësi, Vllaznia,
Besa, Dinamo, Partizani,
Tirana dhe Apolonia kërkojnë
marrjen në zotërim të
dokumentacionit të federatës,
për të marrë pjesë në
aktivitetet kombëtare dhe për
të përfaqësuar Shqipërinë në
garat ndërkombëtare. Të
shqetësuar janë edhe vetë
sportistët, të cilët janë
stërvitur për një kohë të gjatë
për të marrë pjesë në
kampionate ndërkombëtare.
Në muajin mars pritet
kampionati evropian, por ata
janë siguruar nga presidenti
Zeneli dhe sekretari Hasa se
do të marrin pjesë në të
gjitha aktivitetet sapo të
disponohet i gjithë dokumentacioni
në Federatën
Shqiptare të Mundjes.
Trajnerët e mundjes kanë
gjetur rastin të shprehin
shqetësimet e tyre në një
mbledhje të thirrur nga
federata për organizimin e
një aktiviteti mbarëkombëtar
me mundës të rinj nga
Shqipëria, Maqedonia,
Kosova, madje edhe nga
Greqia. Gjithsesi, shpresohet
se në ditët në vazhdim,
gjithçka do të zgjidhet në
lidhje me pretendimin e
fundit, çka do të lejonte një
vazhdim të qetë të punës
drejt Evropianit.
Mundjes është në prag,
ndërkohë që në Federatën e
Mundjes, drejtuesit e rinj
ende nuk e kanë kapur në
dorë si duhet situatën. Por një
gjë e tillë nuk po i shkon për
shtat sportistëve dhe
trajnerëve të tyre, të cilët po
përgatiten për të zbritur në
tapet në muajin mars, në
takimet e vlefshme për
Kampionatin Evropian të
Mundjes. 12 nga 15 ekipe
shqiptare të mundjes kanë
kërkuar nga kryesia aktuale
e Federatës së Mundjes që
të sqarojë situatën e krijuar
pas zgjedhjeve të reja.
Përfaqësuesit e klubeve kanë
gjetur rastin të mbështesin
edhe një herë organet e reja
drejtuese, si dhe të shprehin
pakënaqësitë për drejtuesit
e mëparshëm. Trajnerët e
ekipeve si: Kukësi, Vllaznia,
Besa, Dinamo, Partizani,
Tirana dhe Apolonia kërkojnë
marrjen në zotërim të
dokumentacionit të federatës,
për të marrë pjesë në
aktivitetet kombëtare dhe për
të përfaqësuar Shqipërinë në
garat ndërkombëtare. Të
shqetësuar janë edhe vetë
sportistët, të cilët janë
stërvitur për një kohë të gjatë
për të marrë pjesë në
kampionate ndërkombëtare.
Në muajin mars pritet
kampionati evropian, por ata
janë siguruar nga presidenti
Zeneli dhe sekretari Hasa se
do të marrin pjesë në të
gjitha aktivitetet sapo të
disponohet i gjithë dokumentacioni
në Federatën
Shqiptare të Mundjes.
Trajnerët e mundjes kanë
gjetur rastin të shprehin
shqetësimet e tyre në një
mbledhje të thirrur nga
federata për organizimin e
një aktiviteti mbarëkombëtar
me mundës të rinj nga
Shqipëria, Maqedonia,
Kosova, madje edhe nga
Greqia. Gjithsesi, shpresohet
se në ditët në vazhdim,
gjithçka do të zgjidhet në
lidhje me pretendimin e
fundit, çka do të lejonte një
vazhdim të qetë të punës
drejt Evropianit.