E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, numri 1 i Hamasit takon liderin iranian

Lideri i organizatës Hamas, Khaled Meshal, u takua dje me liderin suprem të Iranit duke i ofruar Ajatollah Ali Khameneit një pasqyrë të detajuar të "triumfit" të Hamasit mbi Izraelin në konfliktin e Gazës. I tregoi se Izraeli kishte dështuar në përpjekjet për të zhdukur rezistencën e armatosur. Mediat iraniane bënë me dije se Meshal, numri një i Hamasit, organizata që ka nën kontroll Gazën, mbërriti në Teheran po të dielën. Më parë Meshal qe takuar me ministrin e Jashtëm, Manuçer Motaki.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›