Rusi, një lider i ri për Kishën Ortodokse
Kisha Ortodokse Ruse përcaktoi dje në kishën spektakolare të Krishtit Shpëtimtar të Moskës liderin e ri të saj, në një ceremoni ku merrnin pjesë shtetarët më të lartë vendas, ashtu si edhe delegacione të krishtera nga e gjithë bota. Patriarku Kirili, 62-vjeçar, u bë lideri i parë që vendoset në krye të kishës që prej rënies së komunizmit dhe i pari që e kryen ceremoninë e rastit në këtë katedrale të përfunduar në vitet nëntëdhjetë. Patriark Kirli zëvendësoi Aleksein II, i ndarë nga jeta në dhjetor.