Duro-miqve të tij: Na duhej kjo goleadë
Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ndihet në qiellin e shatatë pas goleadës që i shkaktoi ekipit qipriot. Klodian Duro ka përgëzuar ekipin kuqezi duke u shprehur për median qipriote se Shqipëria bëri një ndeshje madhështore dhe ia arriti qëllimit, pasi kënaqi pa masë tifozët e saj.
Klodian, një fitore shumë e thellë dhe e papritur..?
Është bukur, që përveç lojës së mirë ndeshja me Qipron u shoqërua me një rezultat pozitiv. Mendoj se me këtë fitore arritëm të kënaqim edhe publikun shqiptar.
Çfarë u thatë shokëve qipriotë pas ndeshjes?
Normalisht në të tilla momente nuk ka fjalë për t'i ngushëlluar. Futbolli prandaj dhe është i bukur, pasi pranon edhe të tilla rezultate kaq të thella.
Si e shikoni të ardhmen?
Jam i bindur se ky grup i ka të gjitha mundësitë për të bërë një hap akoma më të madh në ndeshjet eliminatore të Evropianit. E kemi kohën e mjaftueshme për të realizuar edhe objektivin e vënë nga trajneri, që për një vit të përgatisim një grup entuziast dhe me të vazhdojmë paraqitjen tonë me të tilla lojëra, edhe në eliminatoret e ardhshme.
Më mirë të luani në krahun e djathtë apo në qendër të mesfushës?
Unë kam dhënë gjithnjë maksimumin në ato pozicione ku trajneri më ka caktuar, kështu që nuk e kam problem këtë gjë.
Jorgis Memo