E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vangjeli: S'e kishim menduar këtë rezultat

 

I pozicionuar në krahun e djathtë në miqësoren kundër Qipros, mbrojtësi Kristi Vangjeli, bëri një paraqitje mjaft të mirë, e sidomos gjatë pjesës së parë, ku ndihmoi edhe me daljet në sulm. "Të them të drejtën, as që nuk e mendonim se në fund të ndeshjes do të kishim dalë me këto shifra. Duke njohur Qipron, përpara se të futeshim në fushë, personalisht parashikoja se do të ishte një ndeshje shumë e fortë. Ata kanë në përbërje shumë lojtarë me emër dhe që kanë luajtur në ekipe të forta. Gjithashtu, edhe rezultatet e fundit të tyre, kanë treguar se janë një grup i mirë", thotë mbrojtësi 24 vjeçar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›