E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haris Lizidhis: Lojtarët nuk iu bindën trajnerit

 

"Në një humbje të tillë, mund të ketë një rrethanë lehtësuese, sepse ishte vetëm një lojë miqësore. Megjithatë, ajo që u pa gjatë lojës me Shqipërinë, ishte rrëzimi i grupit në gjysmë ore. Shqiptarët kanë luajtur si macja me miun dhe në funksion të kësaj, brenda 10 minutave shënuan 4 herë." Ishte ky komenti i uebsajtit prestigjioz sportiv te Qipros, "prota-thlima.com. cy". Shefi i ekipeve kombëtare të Qipros, Haris Lizidhis, foli për humbjen e thellë të ishullorëve, duke akuzuar lojtarët për mosimpenjim. "Disa lojtarë nuk u dukën të gatshëm për të luftuar në këtë ndeshje. Nuk ka asnjë justifikim që ekipi të pësoi atë rënie gjatë pjesës së dytë. Ne presim të dëgjojmë pikëpamjet e trajnerit Angjelos Anastasiadhis," - theksoi Lizidhis për mediat vendëse. Në lidhje me përgjegjësitë e trajnerit në këtë ndeshje, ai shtoi: "Sigurisht, kur kemi sukses të gjithë kanë meritë, ndërsa edhe tani përgjegjësi për këtë humbje kanë të gjithë, përfshi këtu edhe stafin teknik. Me Shqipërinë, disa lojtarë nuk iu përgjigjën udhëzimeve të trajnerit. Ndoshta është koha për të filluar një proces rinovimi gradual të ekipit. Ne presim mendimet e trajnerit për këtë. Nuk duhet të marrim vendime drastike tashmë, për një humbje në miqësore. Duhet t'i shikojmë gjërat të qetë dhe me seriozitetin e duhur."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›