E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone,festa vazhdon në Vlorë

 

Vodafone Albania vazhdon të jetë në plazhet e mrekullueshme shqiptare me festat e famshme Vodafone Parties si dhe shume aktivitete të tjera, për të qënë sa më pranë pushuesve në këtë stinë të nxehtë vere. Pas festave dhe aktiviteteve promocionale të startuara prej dates 11 Korrik në Tiranë, e më pas në Velipojë ,Durrës e Dhermi me DJ Tieston, këtë fundjavë, Vodafone Parties zbresin në plazhin e mrekullueshëm të Vlorës. Qyteti bregdetar i cili ofron ndër pamjet dhe plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar, këtë fundjave do të jetë edhe më magjik falë "Vodafone Parties". Këtë të Shtunë në datën 15 Gusht, Club-i Bliss do të ndizet nën miksimet e hiteve më të suksesshme të kësaj vere nga Chiara DJ, DJ Best, DJ Besi dhe i mirënjohuri DJ Aldo, të shoqëruar nga tre ballerina magjepsëse, do të performojnë ekskluzivisht për të apasionuarit e club-eve deri në orët e para të mëngjesit. "Mos harroni që këtë fundjavë, përvec kremit të plazhit, cadrave dhe rrobave të banjos të karrikoheni me energjine e duhur për të shijuar një tjetër feste magjike të ofruar për ju vetëm nga Vodafone Albania. Eshtë stina e verës dhe argëtimi është kryefjala e saj. Të gjithë janë të mirëpritur në datën 15 Gusht, në Bliss Club Vlorë.", thuhet në njoftimin për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›